Katër persona janë arrestuar dhe 2 të tjerë janë vënë nën hetim nga policia e Elbasanit të akuzuar për shitje të lëndëve narkotike.
Të arretuar janë O. Ç., 21 vjeç, H. B., 20 vjeç dhe K. P., 19 vjeç, pasi nga kontrolli në automjetin me të cilin ata lëviznin në lagjen "5 Maji", u gjet sasi lënde narkotike Cannabis Sativa e ndarë në doza gati për shitje si dhe një 36-vjeçar me iniciale G. M.
Nën hetim u vendosën A. B., 33 vjeç, pasi nga kontrollet fizike, në lagjen "Beqir Dardha", të arrestuarit iu gjet 1 armë e ftohtë (thikë) që dyshohet se posedohej me qëllim shitjen, ndërsa të proceduarit iu gjet një sasi Cannabisi. Gjithashtu dhe S. S., 36 vjeç, pasi nga kontrolli në automjetin që drejtonte në lagjen "Partizani", u gjet një sasi Cannabisi.
Lënda narkotike dhe arma e ftohtë, të gjetura në këto raste, u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
“DVP Elbasan/Punë operative dhe operacionale, me objektiv parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, në çdo formë të shfaqjes së tyre.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Terreni”.
Goditen 4 raste të shitjes së Canabisit dhe armës së ftohtë.
Procedohen penalisht 6 autorët e këtyre paligjshmërive (në pranga, 4 prej tyre).
Si rezultat i monitorimit 24/7, të të gjithë territorin e qarkut, si dhe i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara në rrugë policore, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në kuadër të operacionit “Terreni”, goditën 3 raste të shitjes së lëndës narkotike Cannabis Sativa dhe 1 rast të shitjes së armës së ftohtë. Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste:
-u arrestuan shtetasit O. Ç., 21 vjeç, H. B., 20 vjeç dhe K. P., 19 vjeç, pasi nga kontrolli në automjetin me të cilin ata lëviznin në lagjen "5 Maji", u gjet sasi lënde narkotike Cannabis Sativa e ndarë në doza gati për shitje;
-u arrestua shtetasi G. M., 36 vjeç dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. B., 33 vjeç, pasi nga kontrollet fizike, në lagjen "Beqir Dardha", të arrestuarit iu gjet 1 armë e ftohtë (thikë) që dyshohet se posedohej me qëllim shitjen, ndërsa të proceduarit iu gjet një sasi Cannabisi;
-nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. S., 36 vjeç, pasi nga kontrolli në automjetin që drejtonte në lagjen "Partizani", u gjet një sasi Cannabisi.
Lënda narkotike dhe arma e ftohtë, të gjetura në këto raste, u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Komente











