Të famshmit mbërritën në Met Gala 2026 me interpretimin e tyre të temës së këtij viti “Arti i Kostumit”, ku organizatorët u kërkuan të ftuarve të eksperimentojnë me veshje luksoze dhe plot fantazi.

Ngjarja më e madhe e modës u hap nga zëri i fuqishëm i Joshua Henry që solli “I Wanna Dance With Somebody” së bashku me një grup muzikor dhe kërcimtarë në shkallët e Met të cilat ishin transformuar në një kopsht me gurë të mbuluar me myshk.

Beyoncé u rikthye në Met, një moment i rëndësishëm që nga pjesëmarrja e saj e fundit në vitin 2016, ndërsa nuk mungoi as e bija, Blue Ivy Carter.

Disa prej yjeve thuajse nuk njiheshin për shkak të kostumeve të tyre, Bad Bunny si i moshuar, Heidi Klum si statujë ndërsa Katy Perry me një maskë skerme.

Më poshtë ju sjellim disa prej veshjeve që spikatën në Met Gala.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:01
Mira Murati mes yjeve, merr pjesë në Met Gala

Në mbrëmjen më të madhe të modës, Met Gala, nuk mungoi as Mira Murati.

Themeluesja e Thinking Machines dhe ish-drejtoresha e teknologjisë në OpenAI, mori pjesë në eventin e këtij viti me temë “Arti i Kostumit”, që mblodhi të gjithë të famshmit.

Murati u shfaq me një fustan të zi të mbuluar me gurë të verdhë dhe me dekolte të hapur në formë V.

Ajo ka qenë edhe më herët pjesë e Met Gala, në vitin 2024 me një fustan të Christan Dior të vitit 1951.