Eventi “amfAR 2014” nuk mund të mungonte as këtë vit në Festivalin e Filmit në Kanë.

Kjo gala ku emra të njohur të çdo fushe sfilojnë hiret e tyre ka për qëllim sensibilizimin për luftën kundër AIDS.

Përveç kalimit në tapetin e kuq të shumë prej personazheve të njohur të modës Heidi Klum, Bar Rafaeli, Alessandra Ambrosio  ka patur të ftuar të tjerë të rëndësishëm si John Travolta me bashkëshorten, Nicole Scherzinger me të dashurin Lewis Hamilton, Kylie Minogue etj.

Nuk kanë munguar as performancat muzikore duke veçuar këtu këngëtarët Robin Thicke, Aloe Blaç, Lana Del Rey etj.

amfAR 2014

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)