Eventi në Gjenevë, Tuna
çmend policët zviceranë

Eventi në Gjenevë, Tuna <br />çmend policët zviceranë
Javën që kaloi qyteti i Gjenevës ka qenë një nga qendrat më të mëdha europiane, duke mbledhur gjithë shqiptarët në një vend.

Arsyeja e kësaj mbledhjeje ka qenë pikërisht manifestimi i organizuar, për nder të festës së 100 vjetorit të Pavarësisë.

Ky spektakël është transmetuar në tre kanalet më të mëdha televizive në RTSH në Shqipëri, RTK në Kosovë si dhe MTV në Maqedoni. “100 vjet shtet”, ka qenë motoja me të cilën organizatorët kanë vendosur ta quajnë spektaklin.

I gjithë ky koncert kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë ka kushtuar gjysëm milioni euro.

Vetëm salla ku kanë kënduar këngëtarët shqiptarë është paguar 60 mijë franga zvicerane, duke mos përfshirë foninë, ndriçimin, sigurimin, makina e reporterit, ekipi televiziv, regjisori, plus shpenzimet e dy aeroplanëve charter nga Prishtina dhe Tirana për artistët shqiptarë dhe të ftuarit.

Pjesëmarrja e Zhani Çikos me simfoninë e tij, vallëtarët e Rexhep Çelikut, e ka bërë një këtë event si një nga organizimet më të mëdha në diasporë dhe të trasmetuar live në tri kanalet shqiptare.

Ka pasur aq shumë të ftuar këngëtarë saqë ka qenë e pamundur të përcillen të gjithë, theksojnë për suplementin TH&TH, burime që kanë ndjekur eventin.

Sistemimi dhe pritja e këngëtarëve në aeroport ka qenë një nga detyrat më të vështira për organizatorët.

Lapsusi më i vështirë siç treguam ka qenë pritja e këngëtarëve në aeroport dhe përcjellja e tyre përmes zonës Vip e pastaj mbartja e tyre nëpër hotele.

E vetmja që ka pasur një pritje më spektakolare ka qenë Tuna Sejdiu, e cila është pritur me një makinë policie direkt në pistën e aeroportit, ku pas saj janë çmendur edhe policët zviceran, të cilët kanë pasur mundësinë të fotografohen me të.

Ndonëse jo për fajin e tyre në këtë event nuk kanë qenë të pranishëm, grupi Elita 5 pasi në aeroplanin  që kanë dashur të udhëtojnë nuk ka pasur vend.

Tuna Sejdiu, Genta Ismajli, Sinan Vllasaliu, Lori, Shkurte Fejza, Shyhrete Behluli, Poni, Soni Malaj, Sinan Hoxha, Seldi Qalliu, Fatjeta Barbullushi, Meda, Mimoza Selimi, Kastriot Tusha, Irini Qiriako, e disa këngëtarë të tjerë kanë argëtuar publikun shqiptar.

Moderator i këtij eventi ka qenë gazetari, Adi Krasta ndërsa të ftuar special kanë qenë Kim Mehmeti si dhe Princ Leka me të fejuarën e tij, Elia Zaharia.

(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU