Këngëtarja dhe moderatorja Evi Reçi dhe partneri i saj Kledi Hysa janë bërë prindër për herë të parë.
Ka qenë vetë Evi e cila me anë të një postimi në Instagram ka dhënë lajmin e bukur se vogëlushi i tyre,Aster ka ardhur në jetë.
“Mëngjesi i këtij shtatori erdhi kështu, me një mrekulli të vogël 13/09/2024. Mirë se erdhe në jetë Aster Hysa”, ka shkruar Evi krahas fotos ku duket dora e saj, Kledit dhe bebushit.
![]()
Po ashtu në fund të postimit Evi ka treguar se ka zgjedhur që ta lindë bebin në Austri.
Çifti janë në një lidhje prej gati 2 vitesh. Ata u njohën pas daljes së Kledit nga shtëpia e Big Brother.
Komente

