TIRANË- Në moshën 36-vjeçare, Klodiana Spahiu u bë deputete për herë të parë. Prej vitit 2009, ajo qëndroi në karrigen e ligjvënësve deri më sot, ku gjithashtu është nënkryetare e Kuvendit të Shqipërisë.
17 vite më pas, në moshën 53-vjeçare, Klodiana Spahiu merr postin më të lartë gjatë karrierës së saj politike; ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, me propozim të kryeministrit Edi Rama.
Lëvizja vjen pas dorëheqjes së Evis Salës, (më 2 shtator) ministres më jetëshkurtër të shëndetësisë të 4 mandateve të qeverisë Rama nga 2013-a, pa mbushur vitin në detyrë.
Klodiana Spahiu ka përfunduar studimet për mjekësi dhe ka mbajtur veshur bluzën e bardhë në klinikën e parë të kardiologjisë në QSUT. Ka punuar mjeke kardiologe në spitalin e Durrësit për 6 vite, spital që për pak muaj edhe e drejtoi.
Gjatë viteve të aktivitetit parlamentar, Klodiana Spahiu ka qenë pjesë e disa komisioneve dhe nënkomisioneve parlamentare, si dhe ka drejtuar apo qenë anëtare e grupeve të miqësisë.
Spahiu, ka një përvojë edhe në fushën e pedagogjisë. Ajo mban titullin “Doktore e Shkencave Mjekësore"
Evis Sala, e ardhur nga një karrierë e gjatë shkencore dhe mjekësore ndërkombëtare, njoftoi dorëheqjen e saj të mërkurën gjatë mbledhjes së qeverisë në kryeministri, ku tha se synon të vijojë me projektet e saj akademike.
Në një deklaratë publike më pas, ndau edhe mirënjohjen për kryeministrin për besimin që mori në drejtimin e një institucioni me sfida të mëdha, siç ajo theksoi
“Angazhimi im për Shqipërinë nuk lidhet me një detyrë apo me një institucion.”, u shpreh Sala.
Evis Sala pasoi në Ministrinë e Shëndetësisë, Albana Koçiun, sot zv/kryeministre, ndërsa nga 2013, këtë dikaster e kanë drejtuar edhe Ilir Beqaj dhe Ogerta Manastirliu.
Për të marrë zyrtarisht detyrën, Klodiana Spahiu duhet të presë dekretin e Presidentit Bajram Begaj. Shqiptarja.com mëson se propozimi i kryeministrit Edi Rama për emërimin e saj ka mbërritur sot në Presidencë.
Kreu i shtetit ka 7 ditë kohë për t'u shprehur me dekret. Më pas, emri i Spahiut do t'i kalojë Kuvendit për votim në seancë plenare, ndërsa pas miratimit dhe betimit para Presidentit, ajo do të marrë zyrtarisht detyrën e ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Klodiana Spahiu ka reaguar pas emërimit të saj si ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahiu ka falënderuar kryeministrin Edi Rama për besimin e dhënë, teksa ka shprehur dëshirën për të çuar para çdo angazhim të qeverisë.
Një falënderim Spahiu e kishte edhe për Evis Salën, e cila mbajti detyrën e ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale përreth 1 vit.
Reagimi i Klodiana Spahiut:
Së pari, falenderim për Kryeministrin Edi Rama për besimin e dhënë në propozimin si Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Shumë mirënjohëse dhe me dëshirën e madhe për të çuar përpara çdo angazhim.
Falenderim për Profesore Evis Sala, për gjithë punën e bërë dhe kontributin e dhënë në këtë Ministri.
Një falenderim edhe për të gjithë ata që më kanë dërguar mesazhe pa fund urimi, miq e të njohur dhe shumë miq të tjerë virtualë.
Në pamundësi për t'ju kthyer të gjithëve përgjigje, ju them vetëm:
FALEMINDERIT NGA ZEMRA!

Pas propozimit të kryeministrit Edi Rama për ta vendosur në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, Shqiptarja.com mëson se në Presidencë ka mbërritur sot propozimi për dekretimin e Klodiana Spahiut si ministre e Shëndetësisë.
Sipas procedurës kushtetuese, Presidenti i Republikës ka 7 ditë kohë për t'u shprehur me dekret. Më pas, emri i Spahiut do t'i kalojë Kuvendit, ku do të votohet në seancë plenare.
Pas miratimit në Kuvend, Klodiana Spahiu do të bëjë betimin dhe do të marrë zyrtarisht detyrën në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.
-
Me gjith respektin zonja Evis nuk meret detyra sa për të pasuruar CV dhe pastaj të largohesh,detyra e pranuar çohet deri në fund..... PUNË TË MBARË DOKTORESH KLODIANA...
Përgjigju -
Kujdes me stilolapsin doktoresha
Përgjigju -
Urime dhe suksese e meriton,besimi eshte shumë i madh tek ju.
Përgjigju -
Urime Klodi e meriton shpresojmë te ndryshosh gjendjen ne shendetesi
Përgjigju -
Klodi është një zonjë e vërtetë.....urime dhe suksese në këtë detyrë të vështirë...
Përgjigju










Komente
Komento