Por e rëndësishme është gjithashtu edhe të evitoni disa gjëra që do ju bëjnë të humbisni gjumin e natës. Mundohohuni t’i evitoni këto 10 gjëra:
1. Përdorimi i tabletes apo “smaprtphone”
Disa studime kanë sugjeruar se duke përdorur pajisje elektronike si “e-readers” dhe “smartphone”, apo edhe duke parë televizor ne shtrat mund të prishin gjumin. Drita blu qe vjen nga kompjuterët, “smartphone”-et, tabletat, dhe TV parandalon prodhimin e melatonines që ndihmon trupin te bëhet i fjetur.
2. Marrja e medikamenteve të caktuara
Nëse ju merrni ilaçe dhe ju gjithashtu jeni duke përjetuar probleme me gjumin, pyesni mjekun tuaj nëse koha kur ju merrni ilaçin tuaj ndikon ne mbajtjen zgjuar. Efektet mund të jenë delikate, por disa ilaçe mund t’ju mbajnë zgjuar për disa orë pas marrjes së tyre. Për shembull, ilaçet kundër depresionit mund të kenë efekte te forta ne sjelljen e gjumit, por disa medikamente për dhimbjen e stomakut mund t’ju japin shqetësime dhe ta bëjnë gjumin me te vështirë.
3. Pirja e kafesë
Ju ndoshta tashmë e dini që duhet të shmangni kafeinën para se te shtriheni ne shtrat. Por disave ende ju pëlqen ideja e një pije të nxehtë ne mbrëmje dhe nuk mund të kuptojnë se edhe pse janë ende disa orë gjumit, zakoni i tyre mund të prishe gjumin.
4. Pirja e çajit
Edhe në qoftë se ju shmangni kafen, ju mund të mos jeni aq te kujdesshëm në lidhje me një tjetër burim te madh te kafeinës: çaji. Pija e etiketuar si "çaj bimor" te tilla si mente ose kamomil - janë pa kafeinë,por varietete te çajit te zi, jeshil, ose te bardhë përmbajë kafeine.
5. Ngrënia e çokollatës
Një tjetër burim i kafeinës është çokollata, veçanërisht çokollata e zeze me përmbajtje të lartë kakaoje. Njerëzit nuk e mendojnë akulloren me çokollatë, çokollatën e zeze apo kakaon si diçka qe mund ti mbajë ata zgjuar, por në qoftë se ata janë të ndjeshëm ndaj kafeinës, atëherë do te kenë probleme me gjumin ne rast se i konsumojnë këto produkte para se te shtrihen.
6. Ngrënia e ushqimeve pikante apo të yndyrshëm
Duke ngrënë një vakt të madh afër kohës se gjumit mund ta bëjë rënien ne gjumë te pakëndueshme në qoftë se ju ndjeheni të fryrë ose me dhimbje stomaku. Ushqimet pikante dhe yndyrore mund të jenë veçanërisht të rrezikshme sepse ato janë të lidhura me “zbaticën e acidit”, i cili shpesh “ngre kokën e tij”, kur një person fle gjumë natën.
7. Pirja e alkoolit
"Alkooli ju “mashtron” në të menduarit se ju do të flini më mirë, sepse ajo shpesh duket sikur ju vë në gjumë dhe e bën më të lehtë fjetjen," thotë Dr. Rosenberg. "Por pasi trupi juaj fillon ta thithe ne metabolizem alkoolin, gjumi REM, periudha kur fjetja ripërtërin shëndetin, zvogëlohet." Dëmtimi i gjumit REM shpesh here çon në një zgjim të lodhur dhe ndjeheni të paaftë për tu përqendruar.
8. Pirja e duhanit
Shumë njerëz pinë duhan për t'u çlodhur, por nikotina është një stimulues dhe mund të ndikoje ne pagjumësi, veçanërisht në qoftë se ju ndizni një cigare afër kohës se gjumit. Pirja e nikotinës pranë orës se gjumit, gjithashtu mund të shkaktojë qe duhanpirësi të zgjohet më herët ne mëngjes se ata duhanpirës që nuk pinë cigare para se të shkojnë në shtrat.
9. Stërvitja intensive
Ju mund të keni dëgjuar se ushtrimet para fjetjes mund t’ju mbajnë zgjuar gjatë natës. Kjo ide është hedhur poshtë. Vetëm stërvitja intensive përpara fjetjes është e afte që të ndikoje nëgjumin e natës, dhe shumica e njerëzve nuk bëjnë një stërvitje të mjaftueshme sa për të prishur gjumin.
10. Mbajtja e kafshës tuaj shtëpiake ne krevat
"Të gjithë ata që kanë një kafshë shtëpiake e dinë se të ftosh atë kafshë në shtratin tuaj është si te ftosh “prishjen e gjumit” gjatë natës, “ .Në fakt, në Universitetin e Kansas, studimi i fundit tregoi se 63% e njerëzve që e ndajnë shtratin me një “shok te mbuluar me qime” përjetojnë gjumë të dobët.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com