Europa mbështet Ukrainën në ditën e 100-të të luftës: Ne qëndrojmë pranë jush

Europa mbështet Ukrainën në ditën e 100-të të luftës: Ne qëndrojmë pranë jush

Sot janë bërë 100 ditë që kur presidenti rus Vladimir Putin pushtoi Ukrainën.

Për të shënuar momentin historik të zymtë, udhëheqës dhe zyrtarë nga Evropa kanë ndarë mesazhe mbështetjeje.

"Njëqind ditë më parë, Rusia nisi luftën e saj të pajustifikueshme ndaj Ukrainës. Trimëria e ukrainasve kërkon respektin dhe admirimin tonë. BE qëndron në krah të Ukrainës.” nga Ursula von der Leyen Presidentja e Komisionit të BE-së

"Sot është dita e 100-të e mbrojtjes heroike të Ukrainës ... Jemi krenarë që mund të mbështesim ukrainasit në solidaritet në luftën e tyre kundër agresionit kriminal rus." nga Andrzej Duda Presidenti i Polonisë

"Sot është dita e 100-të e mbrojtjes heroike të Ukrainës... Ne jemi krenarë që mund të mbështesim ukrainasit në solidaritet në luftën e tyre kundër agresionit kriminal rus."

Andrzej DudaPresidenti i Polonisë

"Njëqind ditë që kur Rusia pushtoi ilegalisht Ukrainën dhe vrau mijëra civilë të pafajshëm... Kjo është një luftë e gjatë e vështirë për Ukrainën. Mbretëria e Bashkuar qëndron pranë jush." ​​nga Melinda Simmons ambasadorja britanike në Ukrainë

"Për 100 ditë, Ukraina ka lëvizur me besim drejt qëllimit të saj për të jetuar si një vend i lirë demokratik brenda familjes evropiane. Rusia po shkon qartë drejt jetës pas perdes së hekurt dhe izolimit nga bota e zhvilluar." nga Denys Shmyhal Kryeministri i Ukrainës


Lajmi kryesor:

Rusia gati të ofrojë portin e Mariupolit për të zhbllokuar eksportet e grurit ukrainas nëse hiqen sanksionet! Moska shkarkon gjeneralin e lartë


E.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki