Kombëtarja shqiptare e 21-vjeçarëve, e cila po përgatitet për Evropianin që do të zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi, do të zhvillojë një miqësore me kombëtaren U-21 me Luksenburgun. Ndeshja do të luhet më 13 nëntor, në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania.
Shqipëria është një nga vendet organizatore të këtij turneu dhe e ka të garantuar pjesëmarrjen në fazën finale. Në këtë kuadër, ndeshjet miqësore do t’i shërbejnë stafit teknik për të vijuar punën me skuadrën dhe për të përgatitur sa më mirë ekipin për sfidën europiane.
Ndërkohë, FSHF po punon për të finalizuar marrëveshjen për zhvillimin e një tjetër ndeshjeje miqësore gjatë muajit nëntor, e cila do të zyrtarizohet së shpejti.
Kampionati Europian U-21 në Shqipëri dhe Serbi do të zhvillohet në verën e vitit 2027. Datat e publikuara për turneun final janë 16 qershor – 3 korrik 2027. Në total marrin pjesë 16 përfaqësuese të kontinentit.








Komente
Komento