‘Expo Albania’ qendër e re për koncerte e panaire! Do ndërtohet në Farkë të Tiranës, 6 ha sipërfaqe, brenda edhe hotele me me 3-4 yje

Viti 2030 do ta gjejë vendin me një qendër multifunksionale Ekspo Albania Biznes, ku do të organizohen evente, panaire e deri tek koncerte.

Qendra do të ndërtohet në ish-zonën ushtarake të Farkës në Tiranë me sipërfaqe prej 6 hektarësh, brenda së cilës do të ketë edhe hotele me 3 apo 4 yje. Qendra do të përfshijë disa salla ekspozimi, konferencash dhe mbledhjeje, auditorë si dhe të gjitha hapësirat e nevojshme mbështetëse, teknike dhe të magazinimit.

Ekonomia do të përfitojë miliona euro nga industria e eventeve u shpreh ministri i Blendi Gonxhja.

Expo Albania do të jetë qendra më e rëndësishme e panaireve dhe ekspozitave në Ballkan dhe do ta vendosë Shqipërinë në hartën e një industrie me rritje të shpejtë: atë të panaireve dhe ekspozitave. Industria e panaireve dhe ekspozitave përfaqëson sot një treg me vlerë dhjetëra miliardë euro dhe rreth 35 mijë evente në vit, që rritet me shpejtësi, madje trefish më shumë se pesë vite më parë”, tha Gonxhja.

Ngritja e një qendre të tillë është edhe ftesë për të huajit, për të investuar në Shqipëri edhe në këtë industri.

“Krijimi i këtij poli të ri zhvillimi për qytetin, në një zonë pranë Tiranës, do të shërbejë për të shpërndarë punësimin dhe zhvillimin më gjerë në territorin e kryeqytetit”, tha Gonxhja.

Plani i qeverisë tha Gonxhja është transformimi i të gjitha pronave shtetërore të braktisura, duke përfshirë edhe dhënien e tyre me koncesion në këmbim të zyrave për administratën.

“Projekte të shumta të AIC, përfshirë megaprojektin për të ofruar një ambient të ri dhe dinjitoz për 22 institucione dhe mbi 10 mijë punonjës të administratës, gëzojnë suport të plotë nga Ministria jonë. MEKI do të vijojë të nxisë transformimin e zonave të braktisura në qendra zhvillimi, përmes partneritetit publik-privat dhe do të mbështesë përzgjedhjen e partnerëve të përshtatshëm, përmes garave të suksesshme ndërkombëtare”, tha ministri.

Gjatë konferencës dedikuar qendrës që do të ndërtohet në Farkë, nuk munguan as disa shifra mbi turizmin, ku ministri i Ekonomisë tha se viti 2024 do të mbyllet me 13 milionë pushues të huaj.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ark.Dott.Renzo Piano: 14/10/2024 21:14

    Po ndërtojeni aty poshtë Digës Liqenit artificial të Tiranës ..,midis Pishinave Rrugës së Kosovarëve?!!!.. të jetë pranë Konsumatorëve...,duke bërë një Parking Nëntokësor?!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë