Mehmet Kosova nga “Jeta e hidhur” dhe Ezeli nga seriali me të njëjtin titull ka thënë se nga një diller i njohur nuk ka blerë drogë por kikirikë.

Kenan Imirzalioglu u arrestua javën e kaluar në një aksion të madh kundër tregtisë me narkotikë.

Veç Imirzalioglus, Engin Altan Duzyatan, Nehir Erdogan, Ilker Aksum, Ersin Korkut dhe Sarp Apak janë në mesin e 25 aktorëve të arrestuar nga policia turke në orët e para të së dielës, kur u arrestuan 55 veta në lagjet “Besiktas” dhe “Sariyer” të Stambollit në tentativ për të shkatërruar një rrjet të narkomanisë.

Policia turke ka përgjuar telefonin e njërit prej dillerëve më të njohur, i cili ka pasur disa biseda telefonike me personalitete të njohura në mesin e të cilëve dhe Ezeli.

Imirzalioglu dhe rreth mbi 10 aktorë turq u lejuan të gjykoheshin në gjendje të lirë, por deklarata që ai i ka dhënë policisë ka nxitur interesim të madh në publik.

Ezel ka thënë më herët se ka qenë përdorues i drogës, pa precizuar se çfarë lloji, se tani nuk përdor më dhe se para një viti ka lënë edhe duhanin.

Më shumë bujë ka bërë deklarata e tij se nga dilleri ka porositur kikirikë dhe gjëra të ngjashme.

“Prej të dyshuarit kam blerë kumbulla të thata, arra, fistekë, kikirikë dhe gjëra të tjera të ngjashme gjë që e tregojnë edhe dy qese me këta artikuj që janë gjetur në makinën time. Kryesisht këto gjëra  kam blerë gjithmonë prej atij personi”, ka thënë Ezeli në deklaratën e tij dhënë policisë.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com"

Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)