
Ezmiralda Franja, mesfushorja e Kombëtares shqiptare dhe Vllaznisë është “Topi i Artë” 2024. Në garë për këtë çmim tepër të rëndësishëm ishin edhe futbollistet, Xhesika Ndoj (Apolonia), Mesuare Begallo (Gramshi) dhe Vanesa Levendi (Apolonia).
Trofeun e rëndësishëm ia dorëzoi Ezmiralda Franjes i ftuari special i FSHF-së në këtë event special, Gaizka Mendieta. Ish-futbollisti i njohur ka qenë kapiten i Valencias, ka luajtur me Barcelonën, Lazion etj, si edhe me kombëtaren e Spanjës. Mendieta përshëndeti të pranishmit dhe uroi Franjën e të gjithë fituesit e tjerë të këtij edicioni të “Topit të Artë”. “Është nder të jem sot këtu. Përgëzoj fituesit dhe i them të vazhdojnë të frymëzojnë të rinjtë. Përgëzoj Federatën për punën”
Ezmiralda Franja fiton për herë të parë këtë trofe, teksa ka qenë në listën e të nominuareve edhe në edicionet e kaluara. Mes shumë emocionesh, mesfushorja e talentuar tha: Sot jam shumë e lumtur, nuk e kam menduar që do arrija kaq lart kur nisa të luaja futboll. Falënderoj Presidentin e Vllaznisë, Lazer Matija dhe shoqet e ekipit që bënë të mundur që unë të fitoj këtë trofe. Ia dedikoj familjes time dhe në veçanti mamit tim, që ëndërroi të bëhej futbolliste, por nuk ia doli dot”.
Lajmi kryesor:
Bekim Balaj fiton Topin e Artë dhe Këpucën e Artë për 2024-ën! Juxhin Xhaja arbitri i vitit, Berat Gjimshiti lojtari më i mirë i Kombëtares
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
73.6%
-
Pak
20.3%
-
Nuk kam mendim
6.1%
Vota total: 757
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Grip shpendësh edhe te AIBA e Armand Dukës/ 65 mijë pula të ngordhura, s'dihet nëse janë asgjësuar dhe ku! Ministria pa transparencë edhe për REA's
17 Mars, 11:33
-
Dritan Agolli i Fondit Shqiptar të Zhvillimit u bën ‘dhuratë’ vëllezërve Duka ‘Zip Line’ privat në kodrat e Lalzit
13 Mars, 14:34
-
Etnik Brruti zgjodhi Kombëtaren, Armand Duka i përgjigjet kritikëve në Kosovë: U ndje shqiptar, uroj ta ketë vizën në kohë
12 Mars, 10:15
-
Në koalicion me Agron Dukën, Berisha i ‘kërcënon’ vëllanë (Armand Dukën) që mori leje për kulla: Do të zhbëjmë vendimet e Korporatës së Investimeve
7 Mars, 14:32
-
Legjenda Shevchenko vizitë në Tiranë, flet për kombëtaren: Mund të arrini një kualifikim të madh
21 Shkurt, 19:51
-
Zyrtare/ Bekim Balaj rinovon me Vllazninë
19 Shkurt, 12:19
-
'Topi i Artë 2024', Bekim Balaj: S'është pak për mua! Trajneri i vitit, Tetova: Pa vazhdimësi ky çmim s'ka kuptim
28 Janar, 12:34
-
Bekim Balaj fiton Topin e Artë dhe Këpucën e Artë për 2024-ën! Juxhin Xhaja arbitri i vitit, Berat Gjimshiti lojtari më i mirë i Kombëtares
27 Janar, 20:22
-
Bashkorganizimi i Euro 27 mes Shqipërisë dhe Serbisë, UEFA mblidhet të hënën për 'dritën jeshile'
13 Dhjetor 2024, 16:04
-
Botërori 2026/ Reagimet pas shortit, Armand Duka: Grupi që nuk doja! Sylvinho: Kualifikohemi në Botëror, me Serbinë e dimë historinë
13 Dhjetor 2024, 14:15
-
Refik Halili nuk përmbahet, sulmon Armand Dukën: Këtu vriten për 500 lekë, ju po më shkatërroni miliona euro! Do na kenë në derën e shtëpive, kam besim vetëm te Edi Rama
1 Dhjetor 2024, 21:35
-
Dështimi i Kombëtares në Ligën e Kombeve, Baze për Report Tv: Armand Duka s’mori përgjegjësi, po ia faturon Sylvinhos
29 Nëntor 2024, 19:48