Në garën kualifikuese për pole-position Mark Veber do të niset nga vendi i parë në cmimin e madh të Koresë së Jugut duke lënë pas kampionin e botës në fuqi Sebastian Vetel.

Ndërsa pas dy pilotëve të parë të skuadrës Red Bull, do të nisen britaniku Luis Hamilton, i skuadrës Mclaren, dhe spanjolli Fernando Alonso.

Në dhjetëshen e parë do të nisen edhe Kimi Raikonen, Felipe Masa, Grosjean, Hülkenberg, Rosberg dhe Schumacher.

Spanjolli i Ferrarit Alonso udhëheq kampionatin e Formula 1 në klasifikimin e përgjithshëm.

Gara e Formula 1, e 16-ta të këtij edicioni do të zhvillohet nesër, në orën 8:00 të mëngjesit sipas kohës sonë në Korenë Jugore.

(d.b/shqiptarja.com)