Rrugët kryesore të Londrës janë shndërruar në një paradë të vërtetë makinash luksoze muajin e fundit. Makina qindra mijëra dollarëshe apo edhe miliona dollarëshe 'shkëlqejnë' teksa parkohen bukur në vende 'strategjike' ku të gjithë mund t'i shohin dhe të ëndërrojnë sikur t'i kishin.

E në fakt ata që i zotërojnë nuk janë aspak të mëdhenj në moshë, përkundrazi janë fëmijët e sheikëve që 'luajnë' njëri me tjetrin dhe largohen nga i nxehti vdekatar që mbizotëron në Kuvajt, Arabinë Saudite apo Emiratet e Bashkuara.

Një gjë është e sigurt, 'spektatorët' londinezë, por jo vetëm, e shijuan pafund spektaklin ndërsa fotografonin çdo mjet luksoz që kalonte rrugës. Mes tyre ishte dhe një Mercedes i mbuluar me gurë Swarowski.
FOTO
parade makinash
parade makinash