Fëmijët, ja këshillat e doktor Gonzales

Fëmijët, ja këshillat e doktor Gonzales
Carlos Gonzalez është doktori pediatër spanjoll që mëson prindërit sesi të thyejnë rregullat klasike në rritje e fëmijëve të tyre.
Gonzalez pas suksesiy të librit : “Fëmija im nuk han” ka publikuar tashmë edhe në Britani librit ë tij më të fundit “ Më puth! Si të rrisim fëmijët me dashuri!”

Shumë nëna në botë mund të shqyejnë sytë nga këshillat e doktor Gonzales.

“Është e tmerrshme thotë Gonzales që dikush të vijë drejt teje me një pirun ose lugë dhe të të detyrojë të hash porcione që nuk i zgjedh vetë. Mendojeni si për vete.
Libri më i fundit “Kiss me” ka kaluar të lexohet fillimisht nga shumë nëna dhe më pas ka parë dritën e botimit. Është një libër që flet për gjithë ato gjëra të ndaluara që parashikohet të kënë parasysh prindërit kur edukojnë fëmijën e tyre, si psh, kurrë një shuplakë, të flesh bashkë me fëmijën, apo të mos e lësh dëmijën që të ushqehet vetë.
Nëse i bën këto gjëra ,fëmija juaj do të bëhet një tiran.

Rritja e fëmijëve bëhet akoma në bazë të këshillave dhe eksperiëncës së prindërve dhe gjyshërve dhe kështu I rrisim fëmijët si 40 vite më parë. Nuk ka studime për rritjene një fëmije dhe doktorët në përgjithësi njohin sëmundjet por jo mënyrën sesi duhet ta rrisim një fëmijë, thekson Gonzales.
Gonzales tregon në librin e tij sesa e rëndëishme është rritja e fëmijëve me disiplinë. Gonzales hedh poshtë disa nga teoritë moderne ose të kohës në lidhje me ushqyerjend he edukimin e fëmijëve. Është një libër që nuk ju mëson sit ë rrisni fëmijë tuaj por sit ë kuptoni situatat që ë shoqërojnë rritjen. Gonzales nuk mbështet mënyrat e përkedhëluar në ushqyerja si psh, të përgatisim ushqimin në forma komike, ose të fshehim perimet apo të bëjmë sikur fluturon avioni në mënyrë që ai të pranoj të ushqehet.
Mënyra më e mirë është t’i jepet fëmijës ushqim i shëndetshëm dhe ta lësh atë ta bëjë vetë. Nuk duhen ndëshkuar dhe as përkëdhelur nënvizon doktor Gonzales.

(m.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje