KANADA - Një studim kanadez zbuloi se djemtë dhe vajzat të cilët krijojnë një lidhje në moshë të re ka më shumë gjasa që më pas të kenë probleme të sjelljes.

Adoleshentët nuk janë në gjendje të përballojnë një tendosje emocionale të një marrëdhënieje dhe stresi që ata kalojnë mund të ketë efekte të dëmshme.

Gjithashtu, studimi përcaktoi s adoleshentët që lidhen në moshë të hershme kanë gjasa dy herë më shumë të kryejnë seks të pambrojtur.

Çdo djalë ose vajzë që krijon lidhje në moshën 11 vjeçare ka shumë mundësi që të gënjejë dhe të mashtrojë prindërit. Për rezultatet e arritura, hulumtuesit studiuan 698 nxënës nga 12 shkolla të ndryshme, ku mesatarja e moshë së nxënësve ka qenë 11.8 vjeç.

Studimi zbuloi se vajzat zakonisht i krijojnë marrëdhëniet e tyre të para në moshën 15 vjeçare.


(v.gj/shqiptarja.com)