Ylli televiziv Kim Kradashian është përfolur shumë për shtatzëninë e saj, pasi ndryshe nga disa emra të tjerë të njohur të cilët zgjedhin të mos shfaqen shumë para aparateve fotografikë, ajo nuk e ka pasur problem të ekspozohet në media.

Këtë herë është partneri i saj Kanye West, ai që ka tërhequr vëmendjen pasi ka thënë se do ta quajë fëmijën me emrin North.

kim

Sipas tij ky ishte emri më i përshtatshëm në listën e gjatë që kishte përzgjedhur, pasi tingëllonte mirë më mbiemrin e tij West.

kim

Por kjo gjë si duket nuk shkon mirë me llogaritjet e Kim, e cila e ka si traditë familjare që emri të fillojë më K, duke marë parasysh emrat e motrave Kardashian.

Kim dhe West duken mjaft të lumtur dhe mezi po presin ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë.

(b.t/shqiptarja.com)