Shtatzënia e Dukeshës Kate Middleton është padyshim një ndër më të ndjekurat në botë, duke patur parasysh edhe statusin që kanë prindërit e ardhshëm.

kate middleton

Për këtë arsye çdo detaj që mësohet rreth saj, fiton vëmendjen e menjëhershme mediatike.

kate middleton

Zëdhënësi i pallatit St.James ka deklaruar se vogëlushi ose vogëlushja e çiftit Kate dhe William, pritet të vijë në jetë në muajin korrik të këtij viti.

kate middleton

Tashmë Middleton gëzon shëndet të plotë pas disa problemeve që ka hasur me simptomat e shtatzënisë, të cilat e detyruan të shtrohet për disa ditë në spital, ku bashkëshorti i saj Princ William dhe familjarë i kanë qëndruar pranë.

(xh.k/shqiptarja.com)