FUSHE-KRUJE -Një 60-vjeçar ka gjetur vdekjen gjatë orëve të pasdites së sotme pasi është përplasur nga një autobus me pasagjerë.
Ngjarja është shënuar në fshatin Luz në superstradën Fushë-Krujë - Lezhë, kur një autobus me targa të Kosovës ka aksidentuar për vdekje 60-vjeçarin, Adem Milloshi.
Sipas informacioneve nga policia mësohet se 60-vjeçari nga Fushë-Kruja kishte ndaluar makinën e tij anë rrugës, dhe kishte kaluar në krahun tjetër të saj për të blerë mish në një kioskë. Por fatkeqësisht kur ka tentuar të kalojë sërish rrugën drejt makinës së tij ai është përplasur nga autobusi.
Policia në vendngjarje ka ndaluar drejtuesin e autobusit, 37-vjeçarin Dritan Sahini nga Kosova, ndërsa ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Ndërkaq, mësohet se autobusi kishte dy shoferë, pasi duke qenë se rruga nga Kosova është e gjatë, ata zëvendësohen me njëri-tjetrin. Pasi disa orësh pritje për ekspertizën, autobusi me pasagjerë është nisur sërish drejt destinacionit të tij me shoferin e dytë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com