Fernando Alonso arriti fitoren e dytë të sezonit në F1.Spanjolli me Ferrari ishte zot në shtëpinë e tij duke e dominuar dhe fituar garën e 6-të të Botërorit.Pas kësaj fitoreje ferraristi e ngushtoi ndjeshëm diferencën me kryesuesin Vettel.Kampioni në fuqi prin klasifikimin për pilotë me 89 pikë ndërsa Alonso ndodhet i treti me 72 pikë.
Spanjolli, i nisur i pesti, rikuperoi dy vende në nisje dhe u vendos shpejt në kryesim, pasi me ritmin e vendosur rezultoi i papërmbajtshëm për Vettel dhe Rosberg.
Në podium në garën e Barcelonës së bashku me Alonson u ngjitën edhe Kimi Raikkonen dhe Felipe Massa.Raikkonen vijon me paraqitjet e mira dhe kandidohet qartësisht për titullin kampion në këtë sezon.
Në “hije” gara e dy makinave Red Bull, me Vettel dhe Webber që përfundojnë në vendin e katërt dhe të pestë.
Formula 1 rikthehet pas dy javesh me Çmimin e Madh te Monakosë që është edhe gara e 6-të e këtij sezoni dhe një nga cirkuitet më të bukura.
Redaksia online
(ar.sh/a.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com