Në fakt ka qënë një dopietë e Mercedes edhe falë vendit të dytë të siguruar nga gjermani Nico Rosberg.Të kënaqur janë edhe tek Ferrari pasi Vettel ka siguruar shkallën më të ulët të podiumit duke arritur vendin e tretë.Gjermani i kokëkuqes bëri një garë të mirë duke mposhtur brazilianin Massa që e përfundoi garën në vend të katërt.
Paraqitje shumë të mirë bëri edhe debutuesi Nasr me makinën Sauber që e kaloi finishin i pesti.Ferrari tjetër i drejtuar nga Raikkonen për shkak të një problem nuk arriti ta përfundonte garën.
Në pritje të rikthimit në gara të Alonsos piloti i Mercedes Hamilton siguron 25 pikët e para.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)