F1, Hamilton fiton në Kinë, Alonso
në podium si i treti, Vettel i pesti

SHANGAI - Lewis Hamilton fiton duke dominuar Çmimin e Madh të Kinës në F1. Britaniku ka firmosur fitoren e tretë radhazi këtë sezon duke mos pasur rivalë në pistën e Shangait dhe arrin Niki Laudan në kuotën e 25 garave të fituara në karrierë.
 
Përveç Hamilton që dominoi gara ka qënë emocionuese për dy vendet e mbetura në podium. Në përfundim në vend të dytë përfundoi Nico Rosberg dhe i treti Alonso me Ferrari që zhvilloi një garë shumë të mirë në sulm.
 
Ndjekin por jashtë podiumit dy makinat Red Bull me Ricciardo në vend të katërt që mposht kampionin Vettel i cili e mbyll garën i pesti. Shumë keq sërish Raikkonen që me Ferrarin e tij e mbyll garën e Kinës i teti.
 
Rosberg me Mercedes kryeson renditjen e përgjithshme për pilotë pas katër garash me 79 pikë që lë pas shokun e skuadrës Hamilton me 75 pikë. Hamilton i gëzohet fitores së tretë radhazi por e pranon se ka në dispozicion një super makinë.
 
Takimi i radhës  garave të F1 është më 11 maj në Spanjë me Çmimin e madh të Katalonjës.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ Lëvizje surprizë, Partizani shet Christian Mba në Ukrainë! Shuma që përfitojnë 'Demat'

Zyrtare/ Lëvizje surprizë, Partizani shet Christian Mba në Ukrainë! Shuma që përfitojnë 'Demat'