F1, Hamilton fiton në Kinë
dopietë e Mercedes, Rosberg i dyti

Mercedes bën dopietë duke siguruar dy vendet e para në garën e Kinës. Në një garë pa shumë histori në cirkuitin e Shanghai britaniku Lewis Hamilton arriti të fitonte sërish duke e prerë i pari vijën e finishit ndërsa pas tij u rendit shoku i skuadrës Nico Rosberg.
 
Mercedes po dominon në garat e para dhe kjo nuk vihet në dyshim por edhe Ferrari me gjermanin Vettel po bën mjaft mirë. Piloti i kokëkuqes Sebastain Vettel arriti në garën e Kinës podiumin për herë të tretë më radhë duke u renditur i treti pas Hamilton e Rosberg.

hamilton formula 1

Edhe Ferrari është super pasi garë shumë të mirë bën edhe Raikkonen që u rendit i katërti.

Ndërsa spanjolli Alonso nuk mundi të bënte me shumë se vendi i 12-të.

Hamilton kryeson renditjen për pilotë me 68 pikë i ndjekur nga Vettel me 55.
 
Renditjen për konstruktorë e kryeson Mercedes me 119 pikë 40 më shumë se Ferrari.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Përkeqësohet situata në qarkun e Korçës, vështirësi qarkullimi në Qafë Thanë dhe Ersekë, por s'ka rrugë të bllokuara! Probleme dhe me energjinë

Përkeqësohet situata në qarkun e Korçës, vështirësi qarkullimi në Qafë Thanë dhe Ersekë, por s'ka rrugë të bllokuara! Probleme dhe me energjinë