Nga penalizimi absurd, përfiton Maldonado (Williams) që do të niset i pari, përpara Alonso (Ferrari, 2°) dhe Grosjean (Lotus) në linjën e dytë. Nisja e garës spanjolle vazhdon me Raikkonen (Lotus, 5°), Perez (Sauber), Rosberg (Mercedes), Vettel (Red Bull, 8°) dhe Schumacher (Mercedes).
Para provave zyrtare parashikohej që McLaren do të arrinte në podium, dhe kështu ndodhi. Pavarësisht provave më të cuditshme në historinë e Formula 1, ku të gjitha skuadrat ndryshuan strategjitë mbi gomat, i vetmi që nuk u tërhoq nga vendimi i parë ishte Hamilton. Por ky u penalizua nga komisarët pasi kishte më shumë benzinë se duhet!
Ndërkohë në shtëpinë e Ferrarit, Alonso bëri gjithcka për të kënaqur tifozët vendas por nuk shkoi më shumë se vendi i tretë në prova. Ky është një sinjal i mirë edhe për moralin e bokseve të Maranellos, por që frenohet nga vendi i 17° i Felipe Massa.(rb/shqiptarja.com)