Luis Hamilton siguroi një tjetër fitore të rëndësishme në Japoni duke u afruar akoma më shumë me titullin kampion, ndërsa la pas vetes Rosberg dhe Vettel.
Për britanikun ishte fitorja e dytë radhazi në pistën e Suzukës, e teta e sezonit dhe e 41 e karrierës.
Pas suksesit të sotëm Hamilton shkëputet nga vendi i dytë, që mbahet nga Rosberg në 48 pikë, kur në lojë kanë mbetur gjithsej 125 pikë.
Por më shumë se fitorja e Hamilton, tërhoqi më shumë deklarata e pilotit spanjoll, Alonso që i nevrikosur në maksimum me makinën u shpreh se
“Kjo është e turpshme, motori është si ata të GP2, më parakalojnë sikur të isha e kategorisë inferiore” duke shkaktuar tërmet në skuderi.
d.b/shqiptarja.com