Piloti gjerman i Mercedes, Nico Rosberg ka fituar provat e lira për çmimin e madh të Bahreinit të Botërorit të Formula 1.
Kjo është ndalesa e dytë që prej startit të F1.
Rosberg dhe Hamilton, pilotë të të njëjtës skuadër, vendosën kohët më të mira në të dy sesionet e zhvilluara të premten, me gjermanin që pati një avantazh ndaj shokut të tij të skuadrës, edhe pse në sesionin e dytë, diferenca e tyre ra pothuajse në një të dhjetën.
Në sesionin e pasdites, Rosberg e ndali kronometrin në kohën 1’31’’001. Befasoi në këtë sesion të dytë Jenson Button, me McLaren, teksa realizoi kohën e tretë më të mirë, por ishte një sekondë më i ngadaltë sesa koha e vendosur nga Hamilton. I katërti u rendit Verstappen, ndërsa dy Ferrarit ndanë vendet 5 dhe 6, me një diferencë të konsiderueshme nga kohët e pilotëve të Mercedesit.
Me këtë paraqitje që Mercedes ka bërë në ditën e parë të testeve në Bahrein, ka rikthyer frikën e një tjetër sezoni të paracaktuar, ashtu siç ndodhi edhe në dy sezonet e shkuara.
Provat zyrtare për Çmimin e Madh të Bahreinit do të zhvillohen të shtunën në orën 5, ndërsa gara të dielën në të njëjtën orë.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com