Piloti i Red Bull, Sebastian Vettel mbetet optimist rreth shanseve të tij për të mbrojtur titullin e kampionit në Formula 1, pavarësisht nisjes së dobët në sezonin e ri. Kampioni në fuqi është aktualisht i gjashti në renditjen e përgjithshme pasi dështoi të përfundojë në mesin e pikëve në garën e kaluar në Malajzi.
Megjithatë, ai ende synon të fitojë titullin e tretë radhazi dhe pret shumë ndryshime dhe kthesa në vazhdim të edicionit. “E pranoj, dy garat e para nuk kanë qenë aq të mira, por nuk mund të them se ishin edhe shumë të këqija”, shkroi Vettel në një koment të tij në uebfaqen zyrtare të Red Bull Racing.
“Ne dëshmuam se mund të garojmë me ekipet më të fuqishme dhe kjo është më e rëndësishmja”, shtoi ai. Gjermani shprehu optimizmin e tij për rezultate më të mira në vazhdim të sezonit.
“Ne tani kemi edhe 18 gara para nesh dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbrojtur titujt. Kam besim të plotë në ekip, bolid dhe te vetja. Ka edhe shumë para nesh, por së bashku si ekip mund të arrijmë gjithçka”, përfundoi Vettel.(rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com