FA 67 vjet, Xhaçka: Vitin e ardhshëm trajtimi i ri financiar për 8 mijë ushtarakë
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka gjatë fjalës së saj në ceremoninë e posaçme të organizuar në komandën e Forcës Ajrore vlerësoi si prioritet të kohës, ridimensionimin e kësaj force në kuadër të reformimit të Forcave të Armatosura.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka gjatë ceremonisë në komandën e Forcës Ajrore
Arma e Aviacionit Ushtarak Shqiptar mbush sot 67-vjeç. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka gjatë fjalës së saj në ceremoninë e posaçme të organizuar në komandën e Forcës Ajrore vlerësoi si prioritet të kohës, ridimensionimin e kësaj force në kuadër të reformimit të Forcave të Armatosura.
Në kushtet e sotme, duke vlerësuar situatën e re të Sigurisë në rajon dhe më gjerë, kemi përzgjedhur më të mirën e mundshme për vendin tonë, duke zhvilluar forca dhe mjete ajrore me mision të dyfishtë: Mbrojtjen e sovranitetit, çka është më sublimja, por edhe ndihma ndaj çdo shqiptari në vështirësi. Edhe në tre vitet e fundit efektivët tanë të FA, kanë asistuar në shpëtimin e jetës të më shumë se një mijë personave në rastet e emergjencës.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka
Ministrja foli edhe për investimin që do të bëhet sa i përket instalimit të sistemit të integruar për vëzhgimin e hapësirës ajrore shqiptare, për të cilën Shqipëria ka nisur punë me një prej kompanive më prestigjioze të industrisë ushtarake në botë.
Instalimi i sistemit të integruar për vëzhgimin e hapësirës ajrore shqiptare, për të cilën ka nisur punë me një prej kompanive më prestigjioze të industrisë ushtarake në botë, do të jetë një komponent tjetër me rëndësi jetike, jo vetëm për sigurinë kombëtare të Shqipërisë, por edhe për të gjitha vendet partnere në Aleancën e Atlantikut të Veriut.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka
Ndërsa foli për një trajtim më të mirë financiar, vitin që vjen, ministrja Xhaçka u shpreh:
Jo vetëm investimi në teknologji, por edhe trajtimi profesional i efektivëve tanë janë objektiva të përcaktuara qartë për FA-të në tërësi dhe për Forcën Ajrore në veçanti. Në vitin 2019, falë angazhimit të Kryeministrit dhe të qeverisë Shqiptare, mbi 8 mijë ushtarak do të kenë një trajtim më të mirë financiar dhe një vëmendje të shtuar.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka
Në ceremoninë e zhvilluar, në Komandën e Forcës Ajrore, në Rinas morën pjesë drejtues të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, ushtarakë , ish-aviatorë si dhe familjarë të të rënëve në krye të detyrës. Që prej krijimit, në Prill të vitit 1951 numërohen 41 pilotë të cilët kanë humbur jetën gjatë kryerjes së misionit të tyre, e janë shpallur “Dëshmorë të Atdheut”.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
44.1%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.2%
Vota total: 1507
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Debate në Kuvend për Opinionin e Venecias për Xhaçkën/ Bardhi: Shpikët një opinion që nuk ekziston! Bushka: Autonomia parlamentare fitoi të drejtën
12 Dhjetor, 12:53
-
Berisha: Belindën mos e thërrisni më Lubi Balluku, por Lubi Loti! Si mund të ndahen 13 km rrugë në 14 kontrata?! Në 11 maj PS do pësojë disfatë të thellë
12 Dhjetor, 12:45
-
Mandati i Xhaçkës, Komisioni i Venecias / Bushka: Vendimet e GJK, të zbatueshme por jo të diktojnë votën! Bardhi: Konfirmoi se mazhoranca bëri puç (DOKUMENTI)
10 Dhjetor, 11:24
-
Mandati i Xhaçkës shqyrtohet nga Komisioni i Venecias, pritet publikimi i opinionit! PD akuza Spiropalit: Po fsheh draftin
6 Dhjetor, 09:37
-
Kuvendi/ Nesër 'Komisioni i Venecias' mblidhet për mandatin e Olta Xhaçkës, Bardhi: Duam draft-opinionin, çuat atje vetëm të PS-së! Spiropali: S'është publik! S'ju ftova se më keni refuzuar
5 Dhjetor, 09:49
-
DOKUMENTI- Grupi i PD kallëzon në SPAK 74 deputetët e PS, listën e prin Edi Rama: Penguan ekzekutimin e 2 vendimeve të Kushtetueses për mandatin e Xhaçkës
2 Tetor, 11:05
-
Basha ngre çështjen 'Salianji' në Këshillin e Europës në Strasburg: Të çojmë përpara vetting-un në politikë, të bllokuar nga mazhoranca
30 Shtator, 13:59
-
Mandati i Xhaçkës, Komisioni i Venecias e shqyrton më 6-7 dhjetor, një mision faktmbledhës në Tiranë të dëgjojë palët
25 Shtator, 18:29
-
Mandati i Xhaçkës/ Debate në konferencën e kryetarëve! Bardhi: Orientuat votimin, hodhët në erë Gjykatën Kushtetuese! Peleshi: Duhet qartësim, na ndihmon Komisioni i Venecias
17 Shtator, 09:59
-
PS i përgjigjet SHBA-së pse nuk çoi në Kushtetuese mandatin e Xhaçkës! Peleshi: Ka paqartësi! Presim vendimin e Komisionit të Venecias
16 Shtator, 10:36
-
Alban Daci: Dërgimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese në Komisionin e Venecias!
13 Shtator, 20:41
-
Mandati i Olta Xhaçkës/ Spiropali i drejtohet Venecias: A mund të detyrohen deputetët që të votojnë në një mënyrë të caktuar? JA LETRA E PLOTE
13 Shtator, 14:30