Forcat e Armatosura kanë nisur ndërtimin urës bailey në fshatin Darëzezë të Fierit.

Ura e shembur nga përmbytjet po zëvendësohet me një ure metalike, e cila mundëson edhe kalimin e mjeteve të renda.

Efektivët e batalionit të xhenios do punojnë gjatë gjithë natës pa ndërprerje me qellim qe ura te jete gati nesër.

Gjithashtu efektivet e FA kane vijuar edhe gjatë mbrëmjes operacionet e evakuimit te banoreve në Ferras, një tjetër fshat i prekur nga përmbytjet.

Ura u shkatërrua nga uji i lumit Vjosa, duke lënë 2000 banorët e fshatit Darëzezë të izoluar. Kjo ishte e vetmja rrugë për të shkuar në qytetin e Fierit.

Forcave të Armatosura kanë qenë në gatishmëri jo vetëm për të ndihmuar kalimin e banorëve por sot kanë nisur ndërtimin e një ure tjetër, puna do vijoi edhe gjatë natës deri në përfundimin e saj.

Ura e re është metalike, do mundësoj kalimin jo vetë për njerëzit por edhe për mjetet. FA po vijon punën mes reshjeve të shiut, deri sa ta përfundojnë ditën e nesërme.

[gallery]25020[/gallery]

[gallery]25015[/gallery]

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com