Fabrika e këpucëve në Krujë vatra më e madhe e të prekurve me COVID-19! DETAJE nga çfare po ndodh me të infektuarit dhe fasonerinë

KRUJË - Një fasoneri, fabrikë këpucësh në Krujë është një vatër që po shkakton gjithnjë e më shumë të infektuar me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë, konfirmoi sot 7 raste të reja në qytetin e Krujës, tre prej të cilave Report Tv mëson se janë pikërisht nga fasoneria. Kështu, numri total i të infektuarve në fasoneri shkon në 7, ndërsa 3 të tjerë janë familjarë të punonjëseve të prekura. Në rrethin e Krujës, numri i të infektuarve është 18, prej të cilëve 10 vetëm nga fasoneria dhe kontakte të punonjëseve të fabrikës së këpucëve.

Tre rastet e reja gjatë 24 orëve të fundit që i përkasin punonjëseve të fasonerisë dhe kontakteve të tyre, janë një 35-vjeçare nga Bubqi, një 19-vjeçar, djali i një prej punonjëseve, dhe një 35-vjeçare tjetër nga Fushë-Kruja.

Por çfarë ka ndodhur me fasonerinë në Krujë që tashmë është kthyer në vatër të rrezikshme të përhapjes së COVID-19?

Report Tv mëson se fasoneria e cila ka 350 punonjës në Krujë, shumica pre të cilave gra, është mbyllur 4 ditë më parë, që kur u identifikuara punonjësja e parë me koronavirus. Ajo kishte qëndruar për dy javë në shtëpi pasi nuk ishte ndjerë mirë, ndërkohë që me kryerjen e testit së fundi, rezultoi pozitive. Dy nga rastet në total pozitive në fasoneri, janë dy gra që jetojnë në Kurbin, pasi shumë punonjës janë edhe nga kjo zonë dhe shkojnë nga Kurbini në Krujë me furgonë apo autobuzë.

Report Tv pyeti edhe zv.ministren e Shëndetësisë Mira Rakacolli gjatë një interviste me Skype për atë se çfarë ka ndodhur në fasonerinë e Krujës, dhe përgjigjja e marrë ishte se po bëhet një hetim i imtësishëm epidemiologjik, pa dhënë më tej detaje.

"Në cdo lloj aktivitet që është mbajtur hapur janë propozuar të mbahen mjetet mbrojtëse, dhe janë bërë kontrolle. Cdo punë është bërë me mjete mbrojtëse personale. Po bëhet një hetim i imtësishëm epidemiologjik si në fasoneri, si në shtëpi, dhe aty ku ka të infektuar", tha Rakacolli.

Kujtojmë se fasoneritë janë lejuar të qëndrojnë hapur me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë, ndërkohë që ka qenë e detyrueshme garantimi i masave mbrojtëse i personelit në punë, me maska e doreza si dhe më e rëndësishmja, distanca fizike mes punonjëseve. Nuk dihet nëse në fasonerinë "Endi sh.p.k", e cila ka një fabrikë edhe në qytetin e Durrësit, janë marrë masat, apo nëse ka pasur ose jo kontrolle nga autoritetet përkatëse. Në fabrikën e këpucëve në Durrës, deri më tani nuk ka informacione për të prekur me koronavirus.

Lista e personave nën mbikëqyrje është e madhe, ndërsa të gjithë punonjësit janë këshilluar edhe me autoritetet shëndetësore për të qëndruar në shtëpi, të izoluar. Report Tv mëson se të gjithë personat e prekut me COVID janë paralajmëruar nga policia që nëse shihen jashtë banesave të tyre do të arrestohen, pasi ka pasur tentativa të disa prej tyre për të dalë nga banesat e për të thyer vetëizolimin.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 19/04/2020 15:19

    Shpresoj qe ky te jete shembulli se perse nuk duhet te jemi tahmaqare per para. Sepse ai pronari nese do kishte shpenzuar pak para ne kontrollin e distancimit te punonjesve, duke punuar edhe me staf te reduktuar dhe duke i marre ne pune me rradhe qe mos te ishin pa pune te gjithe, tani do ishte duke vazhduar punen. Por preferoi te fitonte 50 mije leke, ne vend te 500 mijeve nese do vazhdonte punen. Urime kapitaliste qe as per te fituar nuk dini, dmth jeni thjeshte feudaliste, skllavopronare..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU