“Rekordi” i ri i kryeministrit Sali në ecjen në malin e Dajtit është përcjellë me mijëra komente në faqen e tij të hapur në 8 dhjetor në Facebook. Që të shtunën e shkuar kur hodhi shënimin për ecjen në dëborë, mbi 2136 komentues janë "përleshur" online për përjetimin e kryeministrit. Komentuesit kanë dhënë ndjesi të përziera për "rekordin" personal të Berishës, përjetimeve të tij nga koha e fëmijërisë në bjeshkët e Tropojës, kur udhëtonte në dëborë për të vajtur në shkollë. Duke lënë përshtypjet nga ecja në mal, të shtunën e shkuar Berisha shkroi mes të tjerave:
"Sot në mëngjes eca për herë të parë këtë vit dy orë në dëborë. Gjatë ecjes, si një vegim i largët i "heroizmit fëminor", më erdhi në mendje udhëtimi i përditshëm në dimrat e viteve nga klasa e parë në të shtatën, në të cilët nga mesi i nëntorit gjeri në mesin e prillit unë me bashkëmoshataret e mi udhëtonim në dëborë vajtje - ardhje për në shkollë rreth tre orë çdo ditë të javës. Udhëtimi ishte i lodhshëm e shpesh në klase arrinim "të ngrirë" nga këmbët dhe duart. Klasën e gjenim gjithnjë të ngrohtë e mësuesi na lejonte të ngrohnim duart tek soba para së të uleshim në banka…."-shkrunte mes të tjera kryeministri, me nënshkrimin "SB".
Komentuesit e shumtë, deri mbrëmë vonë, mbi 2100, u ndanë pro dhe kundër përjetimit, për shëtitjen, "kujtimet e vegjëlisë" dhe halleve që ka populli, ndryshe nga shëtitjet kryeministrore. Dikush e uronte me stilin e ish-diktatorit Hoxha, që të bëhej, sa malet, dikush tjetër e mallkonte, një tjetër e kujton që sot në vitin 2013, shumë prej fëmijëve në fshatra vuajnë si ai në vitet '50, ndërsa të tjerë, ironizonin, që të vishej pak më trashë se do ftohej. Ndërsa ndonjë tjetër thjesht e "uronte": Thyfsh qafën.
"PERLESHJET" MES KOMENTUESVE
Theodhor Pandeli -Mos u plaksh kurre o sal
Mentor Malaj-Legjende je.....
Ardit Shehu-Lale je i pa pam
Sti Vri-Ca horri hahaha
Servet Cura-Hallall sale ja ke arrit ksaj dite!
Xhensila Halitaj- Shum fotozhenik
Lori Sweet-Perendia krijoi njeriun/njeriu te krijoi ty/ti linde per mua/un vdes per ty/sa yje ka ne qiell/ ti smund ti numerosh/sa te dua un/ti s'mund ta imagjinosh.shiko me shume/Te dua deri ne frymen e fundit
Ervin Habazaj- Je nona fare!
Tiku Durmishi- Po edi ramen prej bore nuk e bere?
Kristi Gajtani-Ta haj zemren
Liridon Toverlani-Poet i madh je Zotri Kryeminister
Me plq se keni treguar per femijerin tuaj
Valbona Bona Ademi-Me duket si shume bore(ftohet)per te ecur pa jaken z.kryeminister
Mariglen Kurti- O BiSHA VISHUU ICIK SË BON FTOFT E POO NA FTOFESH SË TY TKEMI ME KIMET
Suley Hallulli- Po a nuk te shkon ndermend sa e sa familje jane akoma te bllokuar ne debore ,dhe nk kane per te ngrene ne zonat e thella te shqiperise,Mos harro Zoti eshte i madh, dhe e rrotullon boten.
Fred Kuka-hallat sali je katunar
Robert Pula- Ja dhe shoku im i ngusht ka ardhe me vizitu ne fshat se me ka zane bora,,,,shoket e mire ne rast nevoje apo jo hehehe
Jurgen Kukalaj-Urime ti do i fitosh zgjedhjet 2013 gjithmon me ty jemi dhe ne cdo hap po me kte amnistin e dhjet pak muhabetin nxoret vetem ata per puseta kurse ne na harruat
Mario Agalliu- Ti Duhet te behesh patjeter Shkrimtar !
Kamela Grembi- Te vdes une per ty si rrush tkam Sale
Skender Ferati-Jam krenar me ju se pari te them si kusheri...e pastaj si kryeminister..sigurisht qe eshte nje tregim i prekshem..por edhe ma i prekshem mund te kete qene tregimi i te pareve te mi te fisit berishe nga fshati jone i perbashket Dardhe..qe situata e atehershme i ka pru ne Kosove...me respekt kusheriri juaj nga prizreni Skender (berisha ) Ferati
Almir Bushaj-Hallall Sali je katunar i ndershem
Zamir Elezi- Po bente ftoht o shef? Je si hekuri klm
Joni Shkembi-Kjo gje ndodh perseri edhe pse jemi ne demokraci.po thahemi se ftohti brenda ne shkolle,pa le me rruges.
Ortenca Mehmeti- sh.mire beni qe shetisni ne debore.dhe ketej ne delvine bie 1 here ne 7 vjet dhe fatkeqesisht nuk shetisim dot. Vetem per te pastruar mushkrite mire do bente te binte dhe ketej.
Agim Ndoc Aliaj-si nuk na tregon emrin e shkolles dhe fshatin kur ishe femi o z SALI ?
Lenin Hoxha- o bisha i shqipetareve
Elmedin Dushaj-me ty jena po kujdes mos rreshqit se i bahet qejfi Edi Rames
Lum'bardh Kurteshi-I madh je G paske hec shum po ja ka vlejt aahahha
Andrea Gjecaj- Pse nuk shkruan nje LIBER?
Sigi Jaci-S. Berisha me ke je sonte? Me Interin apo me lazion .
hahahahahahaha.
Rikardo Bocaj-O sala ishalla shket thyen qafen!
Fatmir Halili-Te lumt o Kryeminister te kemi nje ....
Gezim Bicaku-Shi mor shi si ngjitet maleve neper boret si djal 20 vjecar beni mashalla se mos e hani mesysh !!!
Hajdar Kasa- Ti ore sali beriisha do te rrosh edhe nnja 100 vjet te tjera deri sa te plasi edi rama se je i forte.
Edmira Eduu Buzi-Te pakten ju ngroheshit tek soba kur shkonit ne shkolle po ne qe skemi drita me cfare te ngrohemi?
Mustafë Shigjeqi-S'ki faj qe ki dal me hec. Nafta u shtrejtu
Klaidi NY Telha-Po ca kot ti!!! seriozisht e ke qe ke ec i veshur aq holl 2 or ne debor??! Sna e mbush dot mendjen
Elvan Arapi- Paske dal per gjah ..po ciften ku e ke zoti kryeminister jeni shume energjik dhe zoti te dhente shendet e jete te gjate ..
Bardhi Zyberaj-Po te lavderosh ty mund te perfundosh ne sketer
Arianit Xh-Dhe kur t'a mendoni z. Berisha se edhe sot ka femije qe ne vitin 2012 shkojne ne shkolle ashtu si ju para 50-60 vitesh... I keni pare? Mire qe ju dhate (se paku) mend se si te shkojne ne shkolle, se per te zgjidhur problemin e fshatrave te larget (tashme gjysem te braktisur) nuk duket te keni as deshiren e as vullnetin.
Laki Mimi-xhaxhi vishu se do na ftohesh dhe mezi te kemi
Ani Murati-Go home Sali, you're drunk
Fetih Albania-Po ku u rrite ti mo ne diber atje ku zbret dhija me frena dore ik se e shkatrove shqiperin
Riki Alban-O sal he a e shan me ramen ciuciu tani qe hape facebook?
Ergys Rama-Doktor gjej kohe dhe merru pak me dritat ne tirane pasi cez po hap shume probleme zbriti keshilltaret e tu ne baze pasi ju jo te gjitha i merrni vesh
Artan Bobnaj-I thefte zoti qafen
Shkelqim Xhimi Hima- Marce nga ditet tona o sale djali
Jorgo Dunëory-Sa mir do ishte te kishe vdek si femij aty jasht ne debore o Saliman mos t'ishim lodh ne shqiptaret me "Demokracin" tande per 20 vjet
Jona Al-Z.kryeminister eshte bukur te kujtosh te shkuaren e jetes tuaj,Po shume femije shqiptare cfare te kujtojne, qe ecin me ore te tera ne debore per te shkuar ne shkolle dhe kushtet ne shkolla nuk jane... Qe po rriten ne varferi dhe ditet i kane plot trishtim... Ehh Ju jane verbuar syte dhe mendja juaj ka skaduar me kohe....
Albion Bylykbashi @malvina lika-Mund ta di ca lidhje ka sherbetori i Enver Hoxhes me faktin qe kur ka qene i vogel ka ec 3,4,5,6, 5376 ore ne kembe? apo hajd te shkrujm naj gjo,bojm cik si te zgjut...pa lidhje!
Gesti Korra- Pse ste hengri ujku shpetonte shqiperia
Hajri Murati-O hec ma shum per inat ati EDI RAMES
Suzuki Hayabusa-Po mire tre ore bej ti ne kembe per te vajtur ne shkoll atehere se ishte komunizem kater ore bejne tani qe shqiperia ka 20 vjete democraci madje svene fare se lupin rruges Skan buke te hane
Bledi Shqiptar-Do ftohesh o saliii,,,
Skender Jashari- Dhe mua më vjenë keq kur shoh fmijë edhe sot e ksaj dite të udhëtojnë në kushte të tilla! kur shkojnë në shkolla pa ngrohje, pa mure të plota, me gjysmkulme dhe rrezik permanent për shembje, nxënës që nuk kan bukë në shtëpi e asë shkollë! Këto janë dukuri dhe të vërteta të përditshme në Shqiprinë e sodit që unë shohë qdo ditë në TV shqiptare!
Gimi Gim Andi- Të lumt z. Sala vazhdo ti hec leri ata që lehin prapa respekte
Is Is Or O-na shif taksat per makinat posht 90 se 400 mij lek skena mor burr plus siguracion 650 mij po i mbajne krejt pa dekumenta u kenaqen policet me lek tja japin shtetit po jo kaq
rreth një minutë më parë
PERSHENDETJA
Kryeministri Berisha numëron fansat në Facebook, si votues
Ndonëse fushata nuk ka nisur, sepse zyrtarisht nis dy muaj para zgjedhjeve të 23 qershorit, Berisha e ka nisur. Mbrëmë, duke përshëndetur ndjekësit në Facebook, ai shprehej me krenari se ishin bërë 185 mijë. "Unë ndjehem shumë i nderuar për vëmendjen dhe mbështetjen tuaj, por njëherësh edhe krenar që jam njeri prej të 185 mijëve të rrjetit tonë që rritet dhe zgjerohet me miq të rinj çdo orë. Gjithashtu, ndjehem thellësisht mirënjohes ndaj secilit prej jush për vendimin tuaj fisnik për të qenë miq ne rrjetin e Facebook që hapëm me dt 8 dhjetor"-shkroi mbrëmë Berisha.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të së përditshmes SHQIPTARJA.com
(Gre.M/Shqiptarja.com)