Në një kohë kur nga opozita shqiptare pret alternativa qeverisë, teksa na ndajnë vetëm muaj nga zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, zyrtarët më lartë në PD e degradojnë gjithnjë e më shumë opozitarizmin.
Mungesa e vizionit dhe platformës së qartë për shqiptarët duket në dritë të diellit në këto postime të Edi Palokës, aktualisht kryetar i Këshillit Kombëtar të PD, i cili bën opozitë me video fake, të manipuluar për Kryeministrin Rama.
Imazhet të montuara përmes inteligjencës artificiale, të marra nga një film i vjetër i Hollywodit ‘Njeriu me shenjë’ i është vendosur një foto e Kryeministrit Rama.
Nuk u deshën disa orë, që platforma Facebook, e cila është e angazhuar për të luftuar dezinformimin dhe përmbajtjen e rreme ka reaguar mbi këtë video false dhe e ka bllokuar. Facebook ka sinjalizuar përdoruesit që e kanë shpërndarë videon se verifikuesit e pavarur raportojnë që kjo është një video e prodhuar me teknologjinë 'deep fake'.
Shpërndarja e kësaj videoje sipas Facebook, mund të çojë në keqinformimin dhe çorientimin e qytetarëve.
Kjo e ka mërzitur zyrtarin e lartë të PD-së së Berishës, i cili arrin deri aty sa akuzon dhe Facebook si patronazhist të Edi Ramës.
Postimi hequr nga platforma Facebook dhe pas ropostimit të Palokës
Komente


KY KRYEBANDITI SALI KARAXHIXHI KUJTON SE POPULLI ESHTE BUDALLA ...
Përgjigju