Facebook dhe Zuckerberg:
Na falni për problemet në rrjet

Facebook dhe Zuckerberg:<br />Na falni për problemet në rrjet
Mark Zuckerberg dhe kompania Facebook kanë kërkuar falje për problemin e një nate më parë, që ndaloi mijëra përdorues të lidheshin në llogaritë e tyre. Rrjeti ndaloi së punuari për rreth 40 minuta, ndërsa është hera e tretë në më pak se një muaj që ndodh diçka e tillë.
zuckerberg
“I kërkojmë ndjesë të gjithë atyre që janë prekur nga ky problem”- është shprehur një nga zëdhënësit e Facebook dhe shtoi se problemi erdhi si pasojë e një mosfunksionimi të mirë në konfigurim.

Edhe Instagrami që është në pronësi të Facebook pati probleme për disa minuta mbrëmjen e djeshme. 

Zuckerberg në një status të postuar në Facebook lajmëroi përdoruesit e këtij rrjeti social të mos besojnë gjithçka që shohin në qarkullim. Facebook do të jetë gjithnjë falas. Në këtë mënyrë mendja e madhe që fshihet pas logos Facebook i dha fund shpërndarjes së statusit që ka qarkulluar së fundmi në këtë rrjet.
zuckerberg
Pak kohë më parë, Mark Zuckerberg ka publikuar një një video online, teksa bënte një tur në ambientet e një prej kompanive më të fuqishme në botë. Nëse ju intereson ta dini si punojnë 'mendjet brilante', klikoni për të parë videon.
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani