Facebook njofton se nga 12 marsi do të fillojë të heqë nga faqet "Like-t" e dhëna nga llogaritë jo aktive ose që u përkasin personave të vdekur, në mënyrë që të sigurojnë një numër më të besueshëm të abonentëve dhe të dhëna më të sakta për të menaxhuesit e faqeve.
Për pasojë një numër i madh faqesh do të shohë një rënie drastike të numrit të personave që u kanë bërë “Like”, pak a shumë aq sa do të jetë edhe numri i llogarive joaktive që u kanë bërë “Like”.
Ky lloj ndryshimi mund të jetë një problem për ata që kanë blerë llogari të rreme për të fryrë numrin e personave që i kanë bërë “Like” faqes së tyre.
Pak muaj më parë ka zbatuar një procedurë të tillë edhe Instagram, me foto në rrjetin social në pronësi të Facebook, dhe disa llogari kanë humbur deri në 50 për qind të anëtarëve të tyre.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com