Facebook ndikoi në zgjedhje?
Zuckerberg kundërshton

Facebook ndikoi në zgjedhje?<br />Zuckerberg kundërshton
SHBA-Themeluesi dhe drejtuesi ekzekutiv i Facebook-ut Mark Zuckerberg ka hedhur poshtë kritikat se lajmet e rreme që u shfaqen në median sociale ndikuan tek rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Nga mënyra sesi fuksionion, Facebook-u nuk dallon dot mes lajmeve të vërteta dhe atyre të rreme, kur ato postohen.

“Personalisht mendoj se ideja që lajmet e rreme në Facebook, të cilat gjithësesi janë një pjesë e vogël e përmbajtjes, kanë ndikuar zgjedhjet është një ide mjaft e çmendur” tha Mark Zuckerberg gjatë një konference për teknologjinë që u mbajt në Kaliforni.

“Votuesit i marrin vendimet bazuar në përvojën e jetës”-tha ai.

Zoti Zuckerberg jo vetëm doli në mbrojtje të kompanisë së tij, por nënvizoi se gjithkush mund të analizojë të dhëna në Facebook për të parë mbështjen e gjerë që zoti Donald Trump mori nga i gjithë vendi.

“Nuk është surprizë apo lajm që Donald Trump ka më shumë ndjekës në Facebook sesa Hillary Clinton. Mendoj se disa prej postimeve të tij morën më shumë vëmendje”-tha themeluesi i FB.

Zoti Zuckerberg qëndroi fort në mbrotje të pozicionit të paanshëm të kompanisë së tij duke u shprehur se Donald Trump I fitoi zgjedhjet sepse pati mbështetjen e më shumë se gjysmës së Shteteve të Bashkuara./Voa

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kohë të vështira për proamerikanët në rajonin tonë

Kohë të vështira për proamerikanët në rajonin tonë