Facebook në alarm, hack-erat rusë vjedhin të dhënat nga 29 milionë llogari

Facebook në alarm, hack-erat rusë vjedhin të dhënat nga 29 milionë llogari

Foto ilustruese

Facebook më në fund ka pranuar që hakerët rusë kanë arritur të kenë qasje në të dhënat e 29 milionë përdoruesve të rrjetit social duke përdorur listën e miqve për të vjedhur xhitonët e qasjes.

Rrjeti social ka bërë të ditur për sulmin kibernetik, duke thënë se ishte duke bashkëpunuar me FBI-në, që është duke hetuar në mënyrë aktive.

Gjithashtu Facebook ka shtuar më tej që byroja e hetimit ka kërkuar që të mos diskutohet se kush mund të jetë prapa sulmit.

Ndërsa më tej është njoftuar që mundësia e qasjes në llogaritë e 50 milionë njerëzve që besohet të jenë prekur, kurse 30 milionë janë që dihet se u janë vjedhur xhitonët e qasjes.

Së pari, sulmuesit kontrolluan tashmë një sërë llogarish, të cilat ishin të lidhura me miqtë e Facebook-ut. Ata përdorën një teknikë të automatizuar për të lëvizur nga llogaria në llogari në mënyrë që të mund të vjedhin shenjat e aksesit të atyre miqve dhe miqve të atyre miqve në, duke arritur në rreth 400,000 njerëz.

                    Facebook

Facebook gjithashtu ka bërë të ditur se sulmi nuk ka ndikuar në Messenger, Messenger Kids, Instagram, WhatsApp, Oculus, Workplace, Pages, pagesat, aplikacionet e palëve të treta, ose reklamat ose zhvilluesit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Petraqi: 20/10/2018 03:54

    Kjo eshte superfuqia ruse Prandaj NATO dhe Europa duhet te jene vigjilente dhe te mos merren me cingerima.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja