Edhe pse ka kaluar 50 vite jetë i dashuaruar me artin dhe skenën, instrumentisti dibran, Faik Vojka nuk heq dorë nga pasioni i tij për klarineten edhe tashmë në moshen e pensionit.
Për të, klarineta nuk është thjesht një instrument, por një mënyrë për të rrefyer emocione që prekun zemrat e publikut, kënaqësi që ai nuk e zbeh kurr.
Mjeshtri dibran, Faik Vojka sot 69 vjeç në pension vazhdon t’i perkushtohet pasionit për muzikën.
Në çdo tingull që del nga klarineta e tij, fshihet një histori. Një jetë e tërë e lidhur me muzikën, me sakrificat dhe me dashurinë për artin.
Prej 50 vitesh, Faik Vojka i qëndron besnik instrumentit që e shndërroi në zë të shpirtit.
Rrugëtimi i tij nisi heret, mes vështirësive e sfidave të kohës, nuk u dorëzua kurrë, duke ndërtuar një karrierë te pasur në gjysmë shekulli.
“Kam filluar që i vogël… klarineta u bë pjesë e jetës sime dhe nuk u ndava më prej saj”, tha mes të tjerash Vojka.
Për të, klarineta nuk është thjesht një instrument. Është një mënyrë për të rrëfyer emocione, për të prekur zemrat e publikut dhe për të mbajtur gjallë traditën.
“Kur luaj, harroj gjithçka… mbetet vetëm muzika dhe emocioni”, vijoi Vojka.
Në skenë, emocionet janë gjithmonë të njëjta, pavarësisht viteve që mban ne supe Çdo dalje është një sfidë, por edhe një kënaqësi që nuk zbehet kurrë.
“Publiku është gjithçka… pa të, muzika nuk do të kishte kuptim”, shtoi Vojka.
Faik Vojka perpos klarinetes njeh dhe instrumentet e tjera, si çiftelinë, bilbilin, saksofonin dhe pianon.
Eshte vlerësuar me çmim në Takimin e Orkestrave Frymore në Pogradec, në vitin 1983 dhe ka qenë pjesëmarrës në disa festivale të Gjirokastrës. Në vitet 2000 ka qenë drejtues i orkestrës së çiftelive. Dirigjent i orkestrës frymore për 15 vite. Është nderuar me titujt: “Nderi i Kulturës Dibrane”, “Nderi i Odës Dibrane”.
Komente










