'Fajin nuk e ka opozita', PD replikë me Besa Shahinin: Asnjë rritje rroge për mësuesit në 7 vjet
Ndriçim Mehmeti dhe Besa Shahini
Eksperti i arsimit, Ndriçim Mehmeti ka deklaruar se mesazhet e Ministres së Arsimit drejtuar mësuesve janë denigruese dhe tregojnë cinizëm.
Në një mesazh dërguar mësuesve të cilët do të marrin pushimet, Shahini shkruan se opozita poston gënjeshtra, pasi në asnjë moment ajo nuk i ka quajtur mësuesit "të çmendur".
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mehmeti shkruan se duke u dashur të shfajësohet, Shahini ia hedh fajin opozitës. Eksperti i Arsimit thotë se që nga viti 2013 mësuesit nuk kanë pasur asnjë rritje rroge, përkundrazi iu janë hequr edhe shpërblimet në fundvit.
"Kercenimi, denigrim dhe cinizem ne sms e ministres se arsimit drejtuar mesuesve.
Ministrja ne ikje Shahini, pas nje periudhe te gjate heshtje, shfaq ne tere permasen e vet, cinizmin, perçmimin dhe dengrimin ndaj mesuesve permes nje sms, se dites se djeshme.
Duke dashur te shfaqesohet per gjuhen e urrejtjes qe ka ndaj mesuesve, ministrja perbetohet se i ka "xhan", por opozita e ka inat.
I kujtojme znj. Shahini se perkunder arritjeve dhe kujdesit te opozites se sotme, dje ne pushtet, rilindja ku ajo ben pjese, ka keto rekorde:
* Nga viti 2013 e deri ne sot, zero rritje page per mesuesit.
* U hoq shperblimi i fundvitit per mesuesit.
* U hoq transporti falas per mesuesit.
* Nuk ka shperblim mbi pagen per mesuesit e shkencave natyrore.
* Ne kulmin e pandemise ministrja urdheroi heqjen e pageses per oret kujdestari.
* Perkunder shembullit te Kosoves, qeveria dhe ministrja, nuk ofruan asnje lek per mbeshtetjen e mesuesve ne punen e tyre vetmohuese.
E fundit qe duhet te flase per mesuesit, eshte pikerisht ministrja e arsimit dhe ata qe e rrethojne ate. Ne mungese te ndjeses se thelle te pakten hesht znj. Ministre dhe mos fajeso opoziten per paaftesine tende totale", shkruan Ndriçim Mehmeti.
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
41.7%
-
JO
48.4%
-
NUK E DI
9.9%
Vota total: 3482
Lajme të tjera
-
Ulja e buxhetit për Atletikën, Luiza Gega mesazh ministres Kushi: Mungon logjika, ndihem e ofenduar
16 Shkurt, 14:16
-
Futja e futbollit në shkolla, Armand Duka pas marrëveshjes: Sporti largon të rinjtë nga veset
16 Janar, 15:44
-
Firmoset marrëveshja për futjen e futbollit në shkolla, ministrja Evis Kushi: Tri pikat kryesore të projektit! Duka: Sporti largon të rinjtë nga veset
16 Janar, 15:34
-
Kampionia Luiza Gega mbërrin në atdhe, pritet me ceremoni në Rinas: I tregova Europës se dhe ne mund t'ia dalim me punë e sakrificë
22 Gusht 2022, 11:15
-
Shkurtohet praktika për mësuesit nga 1 vit në 3 muaj, Ministrja e Arsimit: Punësim më i shpejtë!
18 Gusht 2022, 12:36
-
Dardan Molliqaj e 'bën rrugë'! Arrestohet sërish bashkëshorti i ish ministres arsimit në protestën e Kosovës
16 Qershor 2022, 18:00
-
Vendimi i qeverisë/ Ulet mesatarja për degët e mësuesisë! Nga 7.5 shkon në 6.5, por studentët nuk mund të bëhen mësues
26 Maj 2022, 12:57
-
Certifikohen 100 vlerësuesit e parë të Rrjetit Kombëtar të Vlerësuesve! Ministrja: ky hap fuqizon kapacitetet inspektuese në sistemin arsimor parauniversitar
7 Maj 2022, 16:21
-
Dega e mësuesisë më pak e preferuara për maturantët, Mehmeti: Fakultetet e edukimit rrezikojnë mbylljen
5 Maj 2022, 15:27
-
Ndryshime në kabinetin qeveritar, Endrit Hoxha emërohet zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit
13 Prill 2022, 17:19
-
Ulja e buxhetit, KOKSH takim me ministren e sportit! Do diskutohet edhe për hapjen e basteve
7 Prill 2022, 11:00
-
Ish-ministrja e Arsimit Besa Shahini bëhet nënë për herë të parë
2 Prill 2022, 11:39
Ndricim Mehmeti me keto qe thote i bie te jete ekspert politikash, dhe jo ekspert arsimi. Sepse eksperti arsimit merret me cilesine, dmth duhet te jete teknicien, jo politikan qe merret me rrogat. Ne fakt ky thjeshte thote gjera te paverteta, sepse shperblimi i fundviti eshte hequr qe ne kohen e Saliut, dmth ka te pakten 10vjet. Sa per rritjen e pagave, prap thote nje te pavertete, sepse qe nga prilli i 2017 per te gjithe te punesuarit ne shtet, ku perfshihen qe nga roja i thjeshte te dera institucionit e deri tek drejtoret, ka patur rritje nga 7% deri ne 10%. Mjeket perfituan 10%, dhe ata qe kane qene me pagat me te ulta 10%. Arsimtaret me sa me kujtohet kane patur me duket rritje 8-9%. Kjo ministre ka plot probleme qe mund te kapesh, si psh menaxhimi i shkollave ne kete kohe pandemie.
PërgjigjuC'pune ka kjo kosovatja ne shqiperi,,nuk e kuptoj...po pse o edi rama nuk ka burra e gra shqiperia per tu bere minister i arsimit...
Përgjigjuo miq e kujtoni ate renkimin e dhimbshem te perkthyeses turke ne parlamentin e Kosoves. Aty e keni pergjigjen. google.com