Fajon: Ballkani rrezikohet nga
rivendosja e regjimit të vizave

Fajon: Ballkani rrezikohet nga <br />rivendosja e regjimit të vizave
TIRANE-Mekanizmi për kthimin e vizave me procedurë urgjente në situata të jashtëzakonshme mund të miratohet në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, ka deklaruar Tanja Fajon, anëtare e Komitetit të PE për liritë civile në një prononcim për Deutsche Welle-s

"Kjo nuk është aspak e re. Për propozimin e Komisionit për pezullimin e regjimit pa viza për një vit e gjysmë apo kohë më të gjatë, tashmë një kohë të gjatë po diskutohet kjo në Këshillin, Komisionin dhe Parlament Evropian” - thotë Znj. Fajon.

Ajo që Parlamenti Evropian kërkon, është që të ketë rol më të madh në tërë procedurën, dhe në rast të një situate ku një vend anëtar kërkon pezullimin e vizave, kjo të mos ndodhë brenda natës. Duhet të ketë mekanizma për të parandaluar që një vend anëtar t'a përdorë këtë mekanizëm si një mjet politik", shpjegoi eurodeputetja sllovene, njëkohësisht anëtare e Komisionit të PE për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Punët e Brendshme.

VAZHDOJNË NEGOCIATAT
Sipas saj, tani ende është duke u negociuar për detajet e kushteve nën të cilat një shtet anëtar mund të kërkojë rivendosjen e vizave. "Unë mendoj dhe pres që Parlamenti Evropian dhe Komisioni për Liritë do të votojë për raportin në fillim të vitit të ardhshëm dhe nëse ne gjejmë pajtim me Këshillin, atëherë ky mekanizëm do të miratohet në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm."

KËRCËNIMI
E pyetur nëse ekziston rrezik real për Ballkanin Perëndimor për pezullimin e regjimit pa viza, Fajon thekson:
"Ky rrezik ekziston tanimë që nga fillimi dhe veçanërisht në rrethanat ku jemi sot. Në BE po ndjehet populizmi dhe nacionalizmi në kohën kur qeveritë janë duke luftuar me krizën ekonomike dhe financiare. Numri i atyre të cilët po kërkojnë ndryshimin e të drejtave të Shengenit, ndryshimin në liritë e lëvizjes, po rritet gjithnjë e më shumë dhe nga e gjithë kjo është i kërcënuar regjimi i heqjes së vizave. "
(burimi Deutsche Welle-s)

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nëse jeni beqar, mos u mbyllni në shtëpi... horoskopi për ditën e sotme

Nëse jeni beqar, mos u mbyllni në shtëpi... horoskopi për ditën e sotme