Fajon:Kthimi i serbëve në
institucione pjesë e dialogut me Serbinë

Fajon:Kthimi i serbëve në<br />institucione pjesë e dialogut me Serbinë
Nënkryetarja e Parlamentit Europian dhe deputetja e socialdemokratëve, Tanja Fajon ka vlerësuar se hapja e kapitujve të parë të negociatave të Serbisë me BE-në duhet të ndodhë sa më parë.

Duke folur për normalizimin e marrëdhënieve të Serbisë dhe Kosovës, në kontekstin e procesit të asociimit drejt BE-së, si dhe për “ngrirjen” e pjesëmarrjes së serbëve në institucionet e Kosovës, Tanja Fajon ka deklaruar për të përditshmen ”Danas” se çështja e kthimit të serbëve në institucionet e Kosovës, është pjesë e normalizimit të marrëdhënieve të Serbisë dhe Kosovës, me një rëndësi thelbësore për përparimin e Serbisë në rrugën drejt BE-së.

“Kjo, pra është çështja të cilën Kosova dhe Serbia duhet ta zgjidhin sa më parë. Eshtë e domosdoshme që Kosova dhe Serbia të punojnë për normalizimin e marrëdhënieve, si në kuadër të procesit të Brukselit, ashtu edhe në nivelin dypalësh. Më e rëndësishme në gjithë këtë histori është gjithsesi ajo që qytetarëve që jetojnë në Kosovë, përfshirë serbët, t’u mundësohet një jetë sa më e mirë”, ka vlerësuar Fajon.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Nëse s'fiton a do të pranojë ofertën e Vangjel Tavos? Gjikuria nxehet me gazetarët: Sikur keni ngrënë limona që në mëngjes

Nëse s'fiton a do të pranojë ofertën e Vangjel Tavos? Gjikuria nxehet me gazetarët: Sikur keni ngrënë limona që në mëngjes