Fajon: Marrëveshja për kufirin para
pushimeve verore, ndryshe s'ka viza 

Fajon: Marrëveshja për kufirin para<br />pushimeve verore, ndryshe s'ka viza 
Raportuesja e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, Tanja Fajon, i tha Radios Evropa e Lirë se “nëse Kuvendi i Kosovës nuk e bën ratifikimin e marrëveshjes para pushimeve të verës, do të mund të rrezikojë votën në Parlamentin Evropian dhe të shtyjë gjithë procesin”.

Ajo tha se qeveria e Kosovës është e vetëdijshme për obligimin e ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës, që do të mundësonte hapjen e procesit të liberalizimit të vizave. Fajon, që mori vendimin për shtyrjen e votimit në komitetin LIBE deri më 5 shtator, në vend të 12 Korrikut, siç ishte paraparë, tha se përfaqësuesit e institucioneve të ndryshme evropiane janë të qartë se “pa përmbushjen e kushtit për demarkacion nuk mund të arrihet shumica e votave në Parlamentin Evropian”.

Raportuesja e PE-së për liberalizim të vizave, Tanja Fajon, në vendimin e saj për shtyrje të votimit në Komisionin për liritë civile, drejtësi dhe çështje të brendshme, për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës, tha se “është e detyruar ta bëjë për shkak të përparimit të pamjaftueshëm në përmbushjen e kriterit të fundit”.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid