Deputetja sllovene e Parlamentit Europian Tanja Fajon ka vlerësuar vizitën e kryeministrit Rama në Serbi, duke e cilësuar një vizitë historike. Në një postim në rrjetin social “Twitter”, eurodeputetja Fajon duke përshëndetur këtë vizitë, shkruan se ky është një hap i guximshëm për të ardhmen e rajonit.
“Vizita e Ramës në Beograd është historike dhe një hap i guximshëm për të ardhmen e rajonit. Përshëndes vizitën e kryeministrit Rama në Serbi”, shkruan eurodeputetja Tanja Fajon.
Bostinaru: Vizita e Ramës, historike
Zëvendës presidenti i socialistëve dhe demokratëve në Parlamentin Evropian Victor Bostinaru e ka cilësuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Beograd, si historike.
"Unë mirëpres vizitën në Beograd sot, të kryeministrit, Edi Rama. Ky është një moment historik për të dy vendet, Shqipërisë dhe Serbisë, dhe një hap i rëndësishëm drejt pajtimit të gjithë rajonit. Ballkani Perëndimor ka nevojë për bashkëpunim dhe stabilitet dhe kjo mund të arrihet vetëm me vullnetin e fortë të këtyre dy aktorëve relevantë rajonalë, Shqipërisë dhe Serbisë.Unë besoj në vullnetin dhe guximin e kryeministrit Rama", theksohet në deklaratën e Bostinaru.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com