“Zgjerimi i Bashkimit Europian aktualisht nuk është prioritet, por, megjithatë, ky proces nuk rrezikohet kur është fjala për vendet e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë deputetja e Parlamentit Europian, Tanja Fajon.
“Në një situatë të krizës ekonomike, e cila ka përfshirë Bashkimin Europian prej gjashtë vjetësh, zgjerimi nuk është në krye të axhendës së BE-së. Megjithatë, ky vit mund të jetë domethënës për Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Fajon për mediat serbe.
Sipas saj, nga rajoni vijnë vazhdimisht lajme pozitive. Fajon ka veçuar këtu Kroacinë, e cila do të bëhet anëtare e BE-së më 1 korrik, ndërsa ka thënë se Mali i Zi ka qenë gjithmonë shembull pozitiv për rajonin.
Fajon është anëtare sllovene e Parlamentit Europian dhe raportuese e këtij institucioni për çështjet e vizave.
Marrë nga "Radio Evropa e Lirë"
Redaksia Online
(e.s.shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com