TIRANË- I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit Edi Rama, pas akuzave të presidenti Ilir Meta që bën fajtore qeverinë për situatën e krijuar në Kakavijë. Rama i ka cilësuar argumentet e sjella nga kreu i shtetit si paradi tipike "alla Baba Xhike". Për Ramën, ky qëndrim i presidentit, i shërben qëllimeve të tij për lëvizje politike.
"Fajësimi qeverisë për situatën në Kakavi,thjesht një sebep i rradhës për avazin e vjetër të një Presidenti që abuzon me institucionin e lartë,për qëllimet e ulëta të Lëvizjes së tij të Çintegruar politike! Ndërsa argumentat për fajësimin pastaj pfff..parodi tipike alla Baba Xhike", shkruan Rama.
Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama
Kjo përgjigje e kryeministri Edi Rama, vjen pas deklaratës së presidentit Ilir Meta i cili akuzoi se nuk ushtroi përgjegjësitë e saj, madje sipas tij kjo situatë mund të ishte parandaluar.
Në vijimësi të kundërpërgjigjes së tij për presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama ka sjellë në vëmendje rastin në kufiri e Greqisë me Bullgarinë, ku radha e makinave dhe kamionëve ka shkuar 25 km. Rama thotë se pavarësisht kësaj situate presidenti bullgar nuk fajësoi qeverisë, ndryshe nga sa bëri Meta.
"Sipas gazetës "Ekathimerini" radha e veturave që pritën nga Bullgaria në doganën e Kulatas në Greqi, shkoi 10 km, ndërsa ajo e kamionëve arriti 15 km! Por Presidenti bullgar s'doli të fajësojë qeverinë e as i quajti qytetarët pa atdhe e pa shtet!Mëso Ilir se s'të ka borxh Shqipëria", tha Rama.
-
FAJIN E KE VETE O EDI RAMA QE E ZGJODHE KETE PLEHRE,,KETE HAJDUT PRESIDENT,,NUK E ZGJODHEM NE.....NE VEND QE TA KALBJE NE BURG E BERE PRESIDENT,,,DUROJE TANI HALEN....
Përgjigju -
Pislleku i shqiperis dhe armiku shqiperis Eshte ilir meta... turp per shqiperine dhe shqiptaret
Përgjigju -
EDI RAMA PRANO QË JE FAJTOR QË VURE ATY ATË PALAÇO HAJDUT ORDINRR ILIR METËN. TI SDUHEJ TA VIJE ATY ATË PALAÇO TË NDYR TANI DIGJOJ PORDHËT E EDEPSËZIT ILIR ME BLLOK NË DOR. PO TË PAKTËN KËRKOJU FALJE SHQIPTARVE QË VURE NË KRYE TË SHTETIT NJË MONSTËR SI ILIR FLORIRI.
Përgjigju-
Jo "Une", ai ishte i degjeneruar totalisht para se te zgjidhej president. Bashkepunimi me Gazideden per te marre drejtimin e PS, vjedhja e zgjedhjeve, pakti me krimin e organizuar, blloku, CEZ-DIA, thesari, shfrytezimi e vjedhja e pasurise kombetare, etj...etj!
-
Plotsisht te drejt ne cfar thua. Pajtohem por jo 100%. Duhet te marim parasysh situaten qe ndodhej vendi ne ate kohe, dhe levizja e Rames me Meten president qetsoj gjakrat dhe vazhduan zgjedhjet e mori qeverin per mandat te dyt. Dhe e dyta e dinte qe do fitonte pik me paradhikimin e veprimeve te tij, qe sic po ndodh komkretisht. Thjesht kendveshtrimi im personal jo partiak se nuk e qeth per asnje.
-
Fajtor eshte po veshtire tja merrte mendja qe ky sharlatan president te degjenerohej deri ne kete pike
-











Komente
Komento