Faksimilet, PD: Leja është ligjore, edhe
Kryebashkiaku ka të drejtë të ndërtojë

Faksimilet, PD: Leja është ligjore, edhe<br />Kryebashkiaku ka të drejtë të ndërtojë
Partia Demokratike ka reaguar pas publikimit nga Kandidati i majtë për Tiranën Erion Veliaj  të faksimileve që dëshmojnë se Kryebashkiaku Basha ka dhënë leje për një kat shtese mbi katin e 12 të shtëpisë së tij.

PD  e cilëson lejen si praktikë publike e transparente, e kryer në përputhje me ligjin për pranadalimin e konfliktit të interesit, pas një komunikimi zyrtar me ILDKPI, e kontrolluar nga qeveria aktuale.

Sipas PD, afati i kësaj praktike të pazbatuar ka mbaruar më 1 dhjetor 2014.
 
“Kryebashkiaku ka të njëjtat të drejta dhe detyrime si të gjithë qytetarët e tjerë të bashkisë. Por, këtë e ka të vështirë ta kuptojë dikush, që për dy vite e përdori pushtetin vetëm për mirëqenien e tij personale dhe asetet e shtetit në funksion të tij. Mashtrimet  bajate nuk e shpëtojnë dot kandidatin e mirëqenies personale nga gjykimi me votë për abuzimet me pushtetin, që nga tenderat për familiarët, vila e deri tek përdorimi i aseteve dhe fondeve publike për dasma e ahengje”, thuhet në deklaratë.
 
Për Partinë Demokratike ky është një  akt i pashpresë dëshpërimi i Veliajt prej refuzimit që po i bëjnë përditë qytetarët e Tiranës.

Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve