Shkenca ka anën e saj argëtuese, por gjithashtu ka dhe anën qesharake. Disa prej fakteve që do t’ju tregojmë nuk janë vetëm qesharake, por paksa të çuditshme dhe argëtuese.
- Lepujt dhe papagallit mund të shohin edhe pas vetes pa pasur nevojë që të kthejnë kokën.
- Fluturat e hanë ushqimin vetëm duke qëndruar në të! Receptorët e tyre për ushqim, gjenden në këmbë ndryshe nga njerëzit dhe shumica e kafshëve të cilat receptorët e ushqimit i kanë në gjuhë.
- Shumica e pluhurit në shtëpi, në të vërtetë është lëkurë e vdekur e juaja dhe pjestarëve të tjerë të familjes.
- Edhe pse Stegosaurus (një lloj dinozauri) ishte me gjatësi mbi nëntë metra, truri i tij kishte madhësinë vetëm sa një arrë.
- Njerëzit kur udhëtojnë në hapsirë bëhen pak më të gjatë, pasi në Tokë forca e gravitetit ushtron forcë shtypëse.
- Për shkak të formës së pazakontë të këmbëve, kangurët kanë probleme për të ecur prapa.
- Ndonëse hipopotami ka trup gjigand, në vrapim është shumë herë më i shpejtë se njeriu.
- Çdo orë klasike, edhe pse mund të jetë e prishur, përsëri dy herë në ditë e tregon orën e saktë.
- Teshtima me sy të hapur është e pamundur.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)