FAKTE MBI PROCESIN GJYQESOR TE 21 JANARIT

FAKTE MBI PROCESIN GJYQESOR TE  21 JANARIT

21 janar 2011


Katër demonstrues të opozitës mbetën të vrarë nga armët e Gardës së Republikës përara godinës së Kryeministrisë. Hekuran Deda, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Aleks Nika u qëlluan për vdekje atë të premte. Prokuroria e Tiranës nisi hetimet menjëherë pas ngjarjes për vrasjet.

11 shkurt 2011
Prokuroria e Tiranës pret pesë fletë-arreste për vrasjer e 21 janarit. Agim Llupo, Shef Shtabi i Njësisë Speciale, Sadik Çela, Gazmend Ahmetaj, Mark Nikolli dhe Agron Malaj ishin të arrestuarit e parë e organit të akuzës. Pas apelimit në shkallë të ndryshme të gjyqësorit, Llupo ishte i vetmi i mbetur në qeli.

23 janar 2012

Në një dalje publike për mediat, Ina Rama, asokohe Prokurore e Përgjithshme, bëri të ditur arrestimin e Komandantit të Gardës Ndrea Prendi i akuzuar për vrasjen e demonstruesit Faik Myrtaj. Gjithashtu tha se u arrestuan Margarit Kume dhe Armando Kasaj, shoferi i Prendit dhe shefi i IT-së në Kryeministri.

26 janar 2012

Tre ditë pas daljes publike të kryeprokurores Rama, mbërriti në Tiranë një nga ekspertët e FBI-së. Ndihma e drejtësisë amerikane erdhi pas kërkesës për ndihmë që vetë Rama i bëri ambasadorit të SHBA-ve në Tiranë, Alexander Arvizu. Konkluzionet e ekspertëve amerikanë: plumbat e gardistëve ishin të drejtpërdrejtë.

30 janar 2013

Prokurorët e çështjes lexuan konkluzionet përfundimtare të akuzës. Blerim Tominaj dhe Adriatik Camaj kërkuan 48 vite burg për Ndrea Prendin dhe Agim Llupon. Nga hetimet rezultoi se nga arma e Prendit gjeti vdekjen Faik Myrtaj, ndërsa Llupo qëlloi për vdekje Hekuran Dedën dhe Ziver Veizin.

7 shkurt 2013

Pas 40 seancash shqyrtim gjyqësor, treshja gjykuese e kryesuar nga Besnik Hoxha shpalli të pafajshëm dy të akuzuarit kryesorë për 21 Janarin. Gjykata Penale e Tiranë vendosi lënien të lirë të ish-Komandantit Ndrea Prendi dhe të ish-Shefit të shtabit të Njësisë Speciale të Gardës, Agim Llupos.


NDREA PRENDI

Lindi në Spaç të Mirditës, në 01.08.1959. Studioi Artileri Tokësore në Shkollën e Bashkuar. Mban gradën Gjeneral. Në vitin 2005 u emërua Komandant i Gardës. Më 23 janar 2012 Prendi u akuzua nga Prokuroria e Përgjithshme për vrasjen e protestuesit Faik Myrtaj. Prokuroria kërkoi dënimin e tij me 23 vjet, ndërsa gjykata e shpalli të pafajshëm për mungesë të elementëve të veprës penale.

AGIM LLUPO

Lindi në fshatin Fier i Ri të Lushnjes më 30.09.1967. Ish-shefi i truprojave të ish-Presidentit Bamir Topi mbante gradën Major dhe më 21 janar 2012 mbante postin e Shefit të Shtabit të Njësisë Speciale. Pak ditë pas ngjarjes ai u arrestua me kërkesë të Prokurorisë së Përgjithshme, pasi akuzohej për vrasjen e Ziver Veizit. Prokuroria kërkoi dënimin me 25 vjet burg, ndërsa gjykata e shpalli të pafajshëm.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë