Faktet/ BBC mori vetëm 2 minuta filmime nga masakra e Krushës, Basha zhduku 45 minuta

Faktet/ BBC mori vetëm 2 minuta filmime nga masakra e Krushës, Basha zhduku 45 minuta

TIRANË- Mediat pranë opozitës po nguten të paraqesin si një larje duarsh atë që BBC ka dhënë si pamje dyminutëshe të masakrës së Krushës së Madhe, duke tentuar që të shpëtojnë kryetarin aktual të PD-së, Lulzim Basha. Ky i fundit prej disa kohësh është vënë nën akuzë nga Melaim Bellanica, dëshmitarit që i ka dorëzuar personalisht videon origjinale prej 45 minutash të kësaj tragjedie.

Me dy minutat e BBC-së, po tentohet të zhbëhet dhe të harrohet video 45 minutëshe që në atë kohë përkthyesi i UNMIK dhe i gjykatës së Hagës, siç thotë edhe vetë Bellanica, Lulzim Basha, erdhi posaçërisht me helikopter, dhe e bindi për t’ia dorëzuar kasetën me prova tronditëse të masakrës së Krushës së Madhe, ku u masakruan 255 shqiptarë etnikë të kësaj zone më 25 mars 1999.

Por si mund të sfumohet ky skandal i zhduljes së videos prej 45 minutave, me këtë video 2-3 minutash të transmetuara nga BBC, pamje që këto ia dha vetë Bellanica, ashtu siç edhe ia dorëzoi kryedemokratit Basha?

Video e BBC-së e 4 prillit 1999 sensibilizoi botën për dy minutat e transmetuara dhe ky ishte shkaku që UNMIK iu drejtuan me urgjencë Krushës së Madhe për të kontaktuar Melaim Bellanica që kishte parë nga afër masakrën e serbëve dhe që kishte marrë guximin duke rrezikuar jetën, duke e dokumentuar atë me pamje filmike.

Përveç këtyre minuta të shkurtra asnjë provë tjetër nuk ekziston, pasi kaseta tronditëse e Bellanicës origjinali ndodhet në duart e Bashës, të paktën siç deklaron vetë dëshmitari në dëshminë e tij së fundmi dhe për Top Channel.

“Afrim Krasniqit, ia kanë prerë fytin e nxjerr syrin atij, unë nuk e harroj kurrë një gjë të tillë. Atë e kam parë me sy e mi dhe kam filmuar”, shprehet Bellanica në një rrëfim të tijin në prill të 2019-ës te Insajder.

Por këto pamje janë zhdukur dhe për këtë enigma mbetet për videon ku pretendohet se janë viktima 255 banorë të zonës së Krushës.

Përveç kësaj, kryedemokrati publikisht disa ditë më parë mohoi se ta ketë takuar Bellanicën, e madje ta ketë marrë kasetën me dëshminë. Ndërsa përballë kësaj dëshmitari i kësaj masakre iu kundërpërgjigj se:

“Lulzim Basha ti shumë mirë po flet ama ti e di shumë mirë që e ke atë xhirim që unë e kam bërë vete, kur ke ardhur në Kukës ke ardhur me helikopter dhe më ke thanë më mirë ruhen tek unë si punëtor i Hagës. Unë po befasohem qysh po mundesh me thanë që po gënjej personi që jam adekuat, jam gjallë, mua më ke drejtë për së drejti unë nuk të iki ty, ti je ka ik nga unë”, tha i për Top Channel.

Por dëshmi tjetër e fortë e dhënë nga Bellanica është në emisionin In Doks.

“Kam incizuar me të gjithë zonat ku janë djegur, krematoriumet, edhe me dëshmitarë, por është transmetuar vetëm pjesa ku janë varrosur viktimat. Në BBC për herë të parë është transmetuar. E ka pas e ka marr kopjen, unë mandej origjinalin ia kam dhënë Lulzim Bashës”, shprehet dëshmitari.

Më tej ai rrëfen edhe takimin që pati me dërgatën e UNMIK ku pjesë e saj ishte Lulzim Basha.

“A je Melaim Bellanica ti? I thash po. A ban me zbrit poshtë? Kam zbrit poshtë dhe më kanë çuar në sallone si kuzhinë. Prej atij momenti deri në 6 të mëngjesit deklarata që më kam dëshmuar më kanë filmuar si dëshmi dhe ia kam dërguar. Ata kanë marrë kopjen origjinale që ia kam dhënë Lulzim Bashës. Basha ka qenë përkthyesi i gjyqit të Hagës, ai ka ardhur bashkë me të. Ka qenë një Raxha Morgen, indian ishte me të, nuk e harroj kurrë emrin e  tij. Me të kam biseduar se unë ia jap kasetën, por me më larguar prej këtu. Edhe pse Gjykata e Hagës nuk e bën një gjë të tillë më ndihmuan. Ata nuk bënë atë që më premtuan. Më lanë në Shqipëri dhe më lanë në mjerim”, rrëfen Bellanica.

Ai përmend në këtë intervistë edhe emra personash serbë, por që tashmë nuk mund të faktohen pasi kaseta është zhdukur dhe se Gjykata Ndërkombëtare e Hagës nuk po merret me krimet e serbëve, duke e fokusuar betejën në ndëshkimin e atyre që luftuan për çlirimin e Kosovës, ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./TemA

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Veliu: 16/11/2020 12:23

    Po pse 45 minuta do ta transmetonte BBC kaseten? Ne nje edicion lajmesh 30 min? 2 min jane jashtzakonisht shume ne nje TV. Pervec kur behet fjale per Ramen qe ka nevoje per tre edicione lajmesh.

    Përgjigju
  • TA RRAS LALA: 16/11/2020 11:00

    ORE PSE BËNI BËRR E MËRR MËRR KRIMINELI HAJDUT SHAL NGJIT DIHET QË ËSHTË TRADHTAR E KRIMINEL PRA LYLIT SPO I HYN GJËMB NË KËMB SE KSHU ËSHTË ALBANISTANI. VETËM LLAFE NË NJË VËND TJETËR KY LYL KRIMINELI E BASTARDI MALOK WC QENEF SALMUTI DO ISHIN PREJ KOHËSH NË BURG. KURSE KTA BĒJ QEF E BËJN KARSHILLIK KUNDREJT POPULLIT DELE ALBANISTAN.

    Përgjigju
  • Gege Kosova: 16/11/2020 10:40

    Ju lutem pa nguti qe mos te demkosim njerez dhe popullin e Krushes e me shume,por edhe, pa tolerance ndaj askujt e per askend.Nese kjo vertet eshte e sakte,e sigurte dhe e vertet,me kembengulesi dhe me gjitha formate se drejtes se vertetes se madherishme te kerkohet pergjegjesi morale, politike,njerezore e sidomos kombetare.

    Përgjigju
  • populli: 16/11/2020 05:17

    ky eshte Luli qe pretendon te behet kryeminister ,kujdesni me 25 prrille ,poshte tradhetaret e Kombit

    Përgjigju
  • Iris: 16/11/2020 02:10

    /JANI/,c'fare nuk kuptoni ju? Gjithecka eshte e qarte,eshte e zeza mbi te bardhe.Bellanica e ka bere ala shqiptarce,me mirebesim e patriotizem naiv.Ai shume kollaj mund te kishte kerkuar qe te firmoseshin deklarata qe kaseta u dha nga X dhe u morr nga Y si perfaqesues i Z institucioni ose organizate.Po ta kishte bere keshtu, Basha do ishte sot i mberthyer pas murit me fakte ne leter dhe nuk do te mund ta mohonte.Te vetmen shprese qe kam eshte ne se Bellanices, i kujtohet helikopteri,i kujt ishte,ndonje numer ne te,si dhe daten e ardhjes dhe oren perafersisht.Pilotet e helikoptereve dhe ata qe i nisin e i presin, i mbajne ne menyre rigoroze te dhenat e fluturimeve te tyre,itinerarin,pasagjeret etj.Tani ka kaluar nje kohe e gjate dhe mund te mos ruhen,por nuk humbet gje te kontrrollohet me nje kerkese ligjore nga gjykata o prokuria.N.q.s.ky udhetim vertetohet,atehere te pakten Basha nuk e mohon dot takimin e tyre.

    Përgjigju
    • genti: 16/11/2020 10:46

      o hetuse irisi melaim bllanica eshte nje plere sharlatan shikoje ca fytyre ka e dyta digjoje ne video kur me gojen e vet deklaron se shqiptari nuk ma merte kaseten as per 5 pare. e treta ca llidhja ka basha ai ka qene si shoqerues ka dit shqip dhe kaq ka njof vendin. mos beso keto qe po te them dhe une ama beso arben rakipin njeriun me te ndershem te drejtesise shqiptare qe thote ska lidhje basha ka dhene interviste para 2 ditesh. ky bllanica kete pune ka bere 20 vjet ka dash dokumenta angleze dhe lek sic duket ska mare gje shfryn. ju lutem te gjithe lexuesve ta shikojme videon e 2019 minuta 1:08 kur thote me gojen e vet nuk ma mernin per 5 pare. patrioti

  • Berat: 16/11/2020 01:34

    Dhe ketu paska gisht Basha ahhhhh mor qen me mora qe vdeksh ishalla

    Përgjigju
  • Jani: 15/11/2020 23:44

    Nuk po e kuptojme, kaseten e ka marre Basha per vete (personalisht) apo si perfaqesues i UMNIK? Kjo fushate eshte komplet bajate. Vete qeveria e Shqiperise, permes ministrise se jashtme dhe per cudi ne mandatin e pare edhe te asaj sociale (Veliaj) i kane kerkuar organizmave te OKB te investigojne nder te tjera edhe per te ashtuquajturat "burgje te UCK" ne Shqiperi. Kjo eshte poshtersi.

    Përgjigju
    • Arbëri: 16/11/2020 10:35

      Luli e ka derguar në Beograd në dorën e serbit...!!!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër