Faktet që nxjerrin blof opozitën: Ja investimet e rëndësishme që përfitoi Shqipëria nga Samiti i Berlinit

Faktet që nxjerrin blof opozitën: Ja investimet e rëndësishme që përfitoi Shqipëria nga Samiti i Berlinit

Samiti i Poznanit ne kuader te Procesit te Berlinit ka dhene fryte per Shqiperine e cila ka perfituar nga BE mbeshtetje financiare per disa projekte madhore per Shqiperine.

Ndryshe nga ç’pretendon Basha i cili mashtroi publikisht sot kur tha se “Shqipëria është i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor që nuk përfitoi asnjë qindarkë nga 180 milionë eurot që Bashkimi Europian u dha vendeve të Ballkanit për projekte kombëtare infrastrukturore, për vitin 2019.”, faktet jane komplet ndryshe dhe Shqiperia ka marre mbeshtetje jo per nje, por per 3 projekte madhore qe jane:

1- Interkonjeksioni Fier-Bitola;

2-Linja e Energjitikes Kosove-Shqiperi;

3-Hekurudha Tirane-Durres-Rinas.

Me poshte po ju sjellim me te detajuar investimet e perfituara prej Shqiperise nga BE (Samiti i Berlinit):

1- Linja e interkonjeksionit 400 kV Fier – Elbasan (Shqipëri) –Bitola (Maqedonia Veriore) – Aktualisht projekti është në fazë tenderimi për punimet të cilat pritet të fillojnë brenda muajit mars 2019.Për financimin e punimeve Shqipëria fitoi një grant investimi nga WBIF (dhjetor 2015) me vlerë rreth 14 mln Euro. Projekti pritet të përfundoi në qershor 2023.

2- Rehabilitimi i hekurudhës Tiranë- Durrës dhe ndërtimi i hekurudhës deri në Rinas – WBIF miratoi në dhjetor 2016 grantin për investime me një vlerë totale 36.24 mln Euro. Brenda 6-mujorit të parë të vitit 2019 pritet përfundimi i procedurës së prokurimit të përzgjedhjes së kompanisë që do zbatojë projektin dhe fillimin e punimeve civile. Autoritetet shqiptare kanë plotësuar të gjitha detyrimet ligjore dhe teknike sipas Ligjit Shqiptar lidhur me fillimin e punëve, kështu që Punimet për Rehabilitimin mund të fillojnë menjëherë pa vonesë, pas përfundimit të procedurave të prokurimit e cila ka filluar më 25.04.2018. Pritet që punimet të fillojnë në maj 2019 dhe të përfundojnë brenda qershorit të vitit 2021.

3-Linja 400 kV Shqipëri – Kosovë – projekti ka përfunduar zyrtarisht në 28.06.2016 por nuk është ende funksional. OST dhe KOS i kanë kërkuar zyrtarisht Sekretariati të Komunitetit të Energjisë dhe Bashkimit Evropian ndërhyrjen/mbështetjen e tyre për vënien në funksionim te kësaj linje. Sekretariati i Komunitetit të Energjisë e ka ngritur këtë problem me palën serbe por ende nuk ka një zgjidhje zyrtare për të vënë në funksion linjën 400 kV Shqipëri – Kosovë.

Gjithashtu  kete vit eshte ne proces Studimi per Infrastrukturen Dixhitale-Mbulimin me Broadband te rajonit.

Pra, Samiti  me vendet e Ballkanit Perendimor ka dhene fryte dhe financime te rendesishme per ekonomine e Shqiperise, ndryshe nga ç’pretendon Basha qe gjithcka e quan zero./Lexo.al

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Petrit: 07/07/2019 20:07

    O analfabete Bitola eshte Manastiri

    Përgjigju
  • Alex: 07/07/2019 12:01

    Behet fjale per vitin 2019 more psikopate dhe Shqiperia nuk mori asnje investim se nuk kishte asnje projekt se nenpunesit e administrates jane njerez te paafte dhe klienta te partise...

    Përgjigju
  • bufi: 07/07/2019 05:24

    luli luli kush ta nguli ,vetem genjeshtra di te thote .

    Përgjigju
  • Wayne: 06/07/2019 23:03

    Bitola? Vërtet?

    Përgjigju
  • USA: 06/07/2019 21:59

    Shpifjeeeee.Denojeni bashen me ligjin e ri.

    Përgjigju
  • asl: 06/07/2019 20:51

    Mashtrusat e pd vetem genjejne hajdutet vrasesit te pafytyret leket qe u mbanit emigranteve(10.000 leke)sa here kalonim ne dogana plus me vone autobusat nga 1000 leke personi,te poshter ku shkun gjith keto leke i vodhet e u ngeli hymni per te kenduar,hipokrite keni reth vetes nje bande kriminelesh,po po u vjen fundi pa merak.Ju uroj te keni pas pak kohe nje burg te kendshem.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT