Fakulteti Ekonomik, 'dështon'
doktoratura, apliklimet shtyhen 2 javë

Fakulteti Ekonomik, 'dështon' <br />doktoratura, apliklimet shtyhen 2 javë
TIRANE- Të gjithë kandidatët që kanë aplikuar pranë fakultetit Ekonomik, për të marrë pjesë në garën për ciklin e tretë të studimeve, atë të doktoraturës, nuk i kanë plotësuar dosjet në rregull.

Pikërisht për këtë arsye, dekanati i këtij fakulteti ka vendosur të shtyjë edhe me dy javë të tjera afatin e fundit për pranimin e aplikimeve. Dosjet kishin mangësi të tilla, duke filluar që nga botimet shkencore, referencat jo të plota, e deri tek nota mesatare. Në këtë situatë është parë e arsyeshme që aplikantëve t'u jepet një shanc i dytë, pasi mos plotësimi i dosjes në rregull ëhstë kriter skualifikues. "Njoftohen të gjithë aplikantët për shkollën e doktoraturës, të cilët kanë dorëzuar dosjen në departamentin përkatës apo dekanat, se pas një shqyrtimi fillestar dhe të shpejtë, dosjet e tyre rezultojnë të paplota.

Për këtë arsye të gjithë këta aplikantë do duhet të plotësojnë dosjen e tyre referuar rregullores së miratuar nga Universiteti i Tiranës për shkollën e doktoraturës sipas kritereve të përcaktuara, në të kundërt dosja e tyre nuk do të klasifikohet për shqyrtim. Afati i fundit i pranimit të dosjeve do jetë data 10.01.2012.

Pas kësaj date dosjet do të shqyrtohen në dekanat dhe ato dosje që plotësojnë kriteret do të kalohen në departament", është ky njoftimi zyrtar i fakultetit Ekonomik, pranë Universitetit të Tiranës.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Dashuri në Paris, propozim për martesë para Lojërave Olimpike! Ajo tha ‘po’

Dashuri në Paris, propozim për martesë para Lojërave Olimpike! Ajo tha ‘po’